Skënder Krasniqi: Rritja e pagës minimale afekton te veteranët dhe te pensionistët

18:09 | 17 Prill 2019
Arbresh.info

Skënder Krasniqi nga Oda e Afarizmit të Kosovës ka thënë se rritja e pagës minimale ka afekton te veteranët dhe te pensionistët.

Ai ka folur kështu të mërkuren në “Imazh” te RTK.

“Ky vendim është marrë ad hoc dhe I paanalizuar. Kjo do të afektonte te pensionistët dhe te veteranët. 100 milionë euro rritet buxheti për paga. Kjo I bije që shteti të gjitha paratë po i çon për paga”, ka thënë ai.

Kurse Besa Baftiu nga Partia Socialdemokrate, parti që po e çon përpara çështjen e rritjes së pagës minimale, ka thënë është mirë që ka pasur konsensus në Kuvendin e Kosovës sa i takon pagës minimale.

“Ne po besojmë që në seancën e ardhshme do të votohet edhe Rezoluta dhe Qveria të marrë vendim që paga minimale të jetë 250 euro”, është shprehur ajo.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme