Me rastin e skadimit të mandatit të zëvendës kryesuesit të bordit, të Agjencisë Kosovare të Privatizimit Bajram Zejnullahu, Bordi emëroi zëvendës kryesuesin e ri të Bordit të Drejtorëve të AKP-së Skënder Komoni, mandati i të cilin fillon prej datës 17 dhjetor 2018, njofton zyra për informim e AKP-së.
Bordi gjithashtu miratoi valën e re të shitjes së aseteve me Nr.44, e cila do të përmbajë asete nga rajone të ndryshme të Kosovës, si dhe aprovoi transaksionet e valës së shitjes me Nr. 43.
Në këtë mbledhje Bordi miratoi kërkesën e Komunës se Drenasit për dhënien e pëlqimit për lejimin e bartjes se një prone të ndërmarrjes shoqërore Radiotelevizioni i Prishtinës ne pronësi të Kuvendit Komunal Drenas konform vendimit të Qeverisë për shpronësim.
Gjithashtu, Bordi aprovoi propozimin për marrëveshje me Komunën e Prishtinës për pagesën me këste të mjeteve pasi të merret vendimi nga Qeveria për shpronësim të ndërmarrjes shoqërore “IMN Kosova”.
Bordi shqyrtoi dhe miratoi edhe raportet e Komisioneve për qiradhënien e aseteve të N.Sh-ve si dhe u shqyrtuan dhe u miratuan edhe raportet rekomanduese të Komisionit për asete specifike si dhe për shitjen e aseteve përmes negociatave direkte.
Gola me bollëk pas pjesës së parë në ndeshjet e Ligës së Kam...
Banorët e Fushë Kosovës nesër do mbesin pa furnizim me ujë t...
Kurti nesër merr pjesë në manifestimin “Dita e Forcës ...
Shpërthim në Prishtinë, lëndohet një person
Leëandowski arrin shifrën e 100 golave në Ligën e Kampionëve
Yll Limani përmbyll vitin me një koncert madhështor