Google ADS

Skender Hyseni takon diplomatët zviceranë, i njofton për procesin e dialogut Kosovë-Serbi

15:35 | 4 Nëntor 2020
V. S.

Koordinatori Shtetëror për Dialog, Skender Hyseni ka takuar sot ambasadorin Simon Geissbühler, drejtor në Departamentin Federal të Punëve të Jashtme të Zvicrës, i cili shoqërohej edhe nga ambasadori i Zvicrës në Kosovë, Thomas Kolly me bashkëpunëtorë.

Përmes një njoftimi në facebook, Hyseni ka thënë se në këtë takim kanë diskutuar për rrjedhën e dialogut mes Kosovës e Serbisë, raporton arbresh.info

Postimi i plotë:

Sot në zyrën time prita ambasadorin Simon Geissbühler, drejtor në Departamentin Federal të Punëve të Jashtme të Zvicrës, i cili shoqërohej edhe nga ambasadori i Zvicrës në Kosovë, Thomas Kolly me bashkëpuntorë.

Bëmë një bisedë të hapur dhe shumë miqësore për rrjedhën e deritashme të dialogut Kosovë-Serbi dhe situatën e përgjithshme në Kosovë. Çmova lartë përkrahjen e madhe të Zvicrës në të gjitha fazat e shtetndërtimit në Kosovë. Zvicra ka dhënë kontribut të çmueshëm në rindërtimin e Kosovës së pasluftës. Ambasadori Geissbühler, nga ana e tij tha se përkushtimi dhe përkrahja e Zvicrës do të vazhdoj dhe se intersimi dhe angazhimi në rajon është i përqendruar.S.H./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme