Skender Hyseni: Negociatat me Serbinë, skajshmërisht politike – me doemos do ketë njohje reciproke

21:45 | 29 Korrik 2020
Arbresh Info

Koordinatori i Qeverisë për dialogun me Serbinë, Skender Hyseni ka folur për herë të parë në cilësinë e përfaqësuesit të Kosovës në negociata.

Ai në një intervistë për Klan Kosovën, ka thënë se në negociata do të preken elemente të veçanta por që çdo gjë do të rezultojë me njohje reciproke.

”Do të preken elemente të veçanta të një marrëveshje gjithëpërfshirëse – ligjërisht, ndërkombëtarisht obliguese”.

”Janë negociata skajshmërisht politike për një marrëveshje gjithëpërfshirëse e cila doemos do të rezultojë me njohje reciproke”.

”Ajo që është esenciale është ndërtimi i një konsensusi maksimal në mënyrë që këto punë t’i çojmë në drejtimin e duhur”./KlanKosova

 

 

 

 

Të ngjashme