Skender Hyseni në takim me senatorin Johnson, dakordohen për njohje reciproke Kosovë-Serbi

19:59 | 4 Gusht 2020
Arbresh Info

Koordinatori i emëruar nga qeveria për dialogun me Serbinë, Skender Hyseni, ka zhvilluar një takim me  senatorin republikan Ron Johnson të ShBA-ve, shkruan arbresh.info.

Gjatë këtij takimi që u zhvillua në Keshillin për Siguri Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, u diskutua rreth dialogut dhe perspektivës së një marrëveshje gjithëpërfshirëse për njohje reciproke dhe normalizim midis Republikës së Kosovës dhe Serbisë.

Këtë e bëri të ditur vet Skender Hyseni përmes një statusi në facebook, duke thënë se në të njejtën kohë është takuar edhe me Caleb Charles McCarry nga zyra e Shefit Ekzekutiv të Korporatës Finanaciare Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar, me të cilin kanë diskutuar për projekte investive që kjo korporatë synon të zbatojë në infrastrukturë dhe fusha tjera në Kosovë dhe rajon./arbresh.info/

Ky është postimi i plotë:

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme