Anëtari i kryesisë së LDK-së, Skender Hyseni e ka përsëritur thirrjen ndaj Qeverisë së Kosovës, që tarifa të hiqet sa më shpejtë.
Hyseni përmes një shkrimi në Facebook ka thënë se dështimet në rrafshin e partneritetit strategjik me SHBA-të, NATO-në dhe BE-në nuk i falen askujt.
“Çlirimi i Kosovës, në vitin 1999-të, dhe pavarësimi i Kosovës, në vitin 2008-të, kurrë nuk do të arriheshin pa një vullnet të pashoq të popullit të Kosovës, pa një miqësi shumë të veçantë të Kosovës me SHBA-në dhe me shtetet më të mëdha evropiane, dhe pa intervenimin e NATO-s.
Nuk duhet assesi t’i kontestojmë apo edhe t’i kthejmë mbrapsht këshillat dhe sugjerimet e Amerikës, për temat kryesore të cilat do të mundësojnë stabilizimin afatgjatë të shtetit të Kosovës duke përfshirë edhe përmes një agjende për zhvillim të hovshëm ekonomik me qëllim të arritjes së një Marrëveshje në mes të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë, për normalizimin e plotë të marrëdhënieve në mes të këtyre dy shteteve, e cila do të ndërtohet mbi njohjen reciproke në mes të Kosovës dhe Serbisë”, thotë ai.
Hyseni ka kujtuar edhe qëndrimin e SHBA-së për këtë temë, duke thënë që qeverisë së Kosovës i duhet maturi dhe kujdes.
“Mbështetja dhe partneriteti me SHBA-të, është mbi të gjitha. Duhet parezervë t’i japim mbështetje Agjendës së Administratës Amerikane, të përfaqësuar nga Emisari Special për bisedimet në mes të Kosovës dhe Serbisë, Ambasadori Grenell, e cila synon ta përmbyllë kontestin shekullor në mes të Kosovës dhe Serbisë.
Politikës kosovare, përkatësisht Qeverisë së Kosovës, si rrallëherë më parë i duhet maturi, mençuri, kujdes por edhe vizion për të qenë së bashku në këtë interesin jetik që sërish lidhë Kosovën dhe SHBA-në, ashtu siç ka qenë rasti në vitet e luftës dhe në vitet e pavarësisë”, thotë ai
Shkup/ Ligji për Gjuhët pritet të shqyrtohet në mars të viti...
Fitimi, Gresa dhe Laurenti ngjallin të qeshura teksa flasin ...
Hamza premton Fond Shtetëror të Bursave: 25 milionë euro çdo...
Arb Manaj, futbollisti më i mirë i muajit dhjetor tek Drita
Prokurorja thotë se është vërtetuar që në veprimet e Çedomir...
Çmimet e barnave të unifikuara nga 1 janari, Kurti: Edhe një...