Skender Hyseni e quan “këndellje e vonuar” reagimin e LDK-së

19:28 | 2 Prill 2021
arbresh.info

Skender Hyseni ka kritikuar Kryesinë e LDK’së dhe kryetarin Lumir Abdixhiku pas vendimit të tyre për të qëndruar në sallë në kohën e zgjedhjes presidente të Vjosa Osmanit. Komentet e Hysenit në Facebook, erdhën pasi kryeministri Alin Kurti propozoi ndryshimin e Ligjit për Zgjedhjet e Parakohshme në vend.

Nga partia e Kurtit, kanë bërë me dije se fillimisht do mbahet seanca për ndryshimin e Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme, e më pas ajo për votimin e presidentit.

Shkrimi i plotë i Hysenit në Facebook:

Shantazhi i VV-së dhe këndellja e vonuar e LDK-së, pas poshtërimit dhe mashtrimit që kryesia e saj i bëri këtij subjekti. Kryesia e LDK-së me një lehtësi të padurueshme vullnetaroi dhe ia shpalli vazalitetin VV-së së Albinit dhe Vjosës bllanko, në emër të gjoja një “konstruktiviteti” ndaj një subjekti politik, i cili gjatë gjithe jetës së vet politike destrukcionin dhe obstrukcionin i ka pasë parashenja të vetme. Për më tepër, vendimi i pamenduar i kryesisë së LDK-së, pos mospërfillje e votuesëve të saj ishte edhe kapitulim. Këtë lloj poshtërimi LDK-së nuk kanë mundur t’ia bëjnë as kundershtarët më të egër politik të saj. Këtë ‘zemërgjërsi” nuk do ta ketë pritur mbase as Albin Kurti.

Lexova me kujdes reagimin e LDK-së rreth nismës ligjore të VV-së për zgjedhjet e përgjithshme. Pajtohem me çdo pikê e presje. Është gjëja e duhur, por këndellje e vonuar dhe një përpjekje dëshpruese për të mbuluar gabimet strategjike që bëri javëve të fundit. Vështirë të arsyetohet ky infantilitet politik

LVV po i shantazhon deputetet dhe të gjitha partitë tjera. “Ose votone Vjosën ose po e çojme vendin ne zgjedhje me një ligj të ri dhe i fitojme dy te tretat.”

Albini dhe Vjosa po duam ta kthejnë Kosovën në shtet privat duke sfiduar dhe duke kërrcnuar egërsisht të ardhmen e saj demokratike. Ata duan te dërgojnë vendin në zgjedhje. Mbase ky edhe ka qenë plani që nga e para. Partitë opozitare, të gjitha së bashku, duhet të ngrejnë alarmin, madje edhe duke tërhequr përfaqësuesit e tyre nga KQZ-ja nëse nisma ligjore e VV-së për ndyrhsim e ligjit për zgjedhje votohet .

Le të shkojnë në zgjedhje Albini dhe Vjosa.

Mosveprimi demokratik i partive opozitare, përmes të gjitha formave demokratike të kundërshtimit i bënë ato bashkëfajtore. Më mirë luftë politike, me mjete demokratike sesa dorëzim dhe kapitulim./arbresh.info/

Ndryshimi i Ligjit për Zgjedhje, reagon LDK-ja

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme