Gjyqtari i Gjykatës Themelore në Prizren, njëherësh edhe anëtar i Këshillit Gjyqësor të Kosovës(KGJK), Skender Çoçaj është zgjedhur kryesues i KGJK-së.
Me shumicën e thjeshtë të votave, Çoçaj të enjten u emërua në krye të KGJK-së me mandat tre vjeçar.
Nga 11 vota gjithsej, Çoçaj mori 6 prej tyre, ndërsa me një votë më pak, kundër kandidati i tij, kryesuesi i deritashëm i këshillit, Nehat Idrizi pritet të dorëzoj mandatin e tij.
Para se të niste votimi për zgjedhjen e të parit të KGJK-së, dy kandidatët paraqitën vizionet e tyre për këtë këshill.
Kryesuesi i deritashëm , Nehat Idrizi pohoi se nëse do të vazhdoi edhe një mandat, do të punoj në pavarësimin e KGJK-së. Përveç kësaj, ai theksoi se do të ketë ngritje të transparencës dhe llogaridhënies në këtë institucion.
“Zotohem në pavarësimin e këtij këshilli. Ngritja e performances, transparencës je llogaridhënies në KGJK si dhe avancimi i statusit të gjyqtarëve” është shprehur Idrizi.
Edhe kryesuesi i sapo zgjedhur, Skender Çoçaj paraqiti vizionin e tij. Ai, pohoi se qëllimi kryesor i tij si kryesues është transparenca, bashkëpunimi me media dhe Shoqërinë Civile.
Me ardhjen e tij në këtë pozitë, Çoçaj premtoi një gjyqësor të pavarur dhe efikas, si dhe premtoi se do të angazhohet për të zvogëluar numrin e lëndëve në gjykata, duke i dhënë prioritet lëndëve të korrupsionit dhe krimit të organizuar.
Çoçaj ishte zgjedhur si anëtar i KGJK-së nga gjyqësori në qershor të vitit 2016. Ndryshe, kryesuesi i deri tashëm, Nehat Idrizi kishte ardhur në pozitën e kryesuesit të KGJK-së në shkurt të vitit 2016 me mandat tre vjeçar./Arbresh.info/
Jep dorëheqje ministrja britanike e Transportit, kishte mash...
Anisa dhe Driloni bisedojnë për dashurinë
Sindikalistët e shëndetësisë njofton për protestën e radhës ...
Dy shqiptarë të nominuar për çmimet vjetore të FIFA-s
Rumania fillon rinumërimin e votave pas akuzave për shkelje ...
Bebushja Luna Mari Ejlli rrëmben vëmendjen me veshje kombëta...