Presidenti i Serbisë, Aleksander Vucic, ka parashikuar se në të ardhmen Lista Sprksa mund të largohet nga Qeveria e Kosovës për shkak të ushtrisë. Ka thënë se pas këtij skenari LDK mund të bëhet pjesë e Qeverisë. Madje, Vucic ka thënë se në krye të LDK’së shpejt mund të emërohet Vjosa Osmani ose Lutfi Haziri.
Duke folur para mediave pas takimit me kreun e Republika Srpska Milorad Dodik, Presidenti i Serbisë, Aleksander Vucic ka thënë se Serbia po përballet me presione të mëdha.
Ai këtë e ka ndërlidhur me vizitën e diplomatit amerikan Hoyt Yee dhe me krijimin e ushtrisë së Kosovës. Vuçic me këtë rast ka përmendur Listën Srpska e cila sipas tij do të refuzojë të votojë pro krijimin e ushtrisë së Kosovës.
E sipas Vuciq Serbia nuk do të marrë pjese në krijimin e ushtrisë së Kosovës.
Më pas kreu i shtetit serb ka përmendur mundësinë e largimit të Listës Srpska nga Qeveria e Kosovës. E, sipas tij, vendin e saj do ta zë LDK me të cilën do të krijohet shumica e re.
Por, Vucic është lëshuar edhe në komente për partitë politike duke përmendur se kush do të jetë në krye të LDK’së kur të kjo parti do të hyjë në një Qeveri të re.
“Ndërkombëtarët, sipas Vuçiq, i ka goditur rënia e PDK’së ose siç ka thënë ai e Hashim Thaçit në 18 përqind. Do ta gjejnë ata…Vojsa Osmanin ose Lutfi Hazirin që ta drejtojë në të ardhmen LDK’në që ta bëjnë shumicën”, ka parashikuar Presidenti i Serbisë.
Me këtë rasti, Vucic ka lavdëruar qëndrimin e serbëve në Kosovë, duke thënë se për herë të parë janë treguar të fortë e me vizion.
“Problemi aty është se serbet janë treguar të fortë , problemi është se serbët janë treguar faktor që nuk mund t’i shkatërrosh lehtë medialisht, me rrena, me manipulime. Serbët janë dëshmuar si faktor që dinë për here te parë të sillen pas kaq shumë vjetësh sikur dikur silleshin shqiptarët në ish -Jugosllavi, ashpër, fortë dhe me vizion të qartë për të ardhmen e tyre”, ka theksuar Vucic.
Gjendet pa shenja jete një 68-vjeçar në Vlorë, dyshohet se u...
NATO trajnon trupat ushtarake ukrainase në Lituani dhe Polon...
Gjimshiti triumfon ndaj Ismajlit, Atalanta rikthehet në krye...
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë...
Llapi ndahet me stafin e trajnerëve
Kurti: Pasaporta e Kosovës në top 10 pasaportat e botës që k...