Google ADS

Skenari i mundshëm në LDK – Mustafa rizgjedhet, Haziri kandidat për kryeministër

20:12 | 17 Prill 2019
L G

“Kandidaturat për kryetar të partisë zyrtarisht shpallen në Kuvendin e LDK-së, i cili mbahet pas përfundimit të kuvendeve të 38 degëve. Prandaj nuk kemi ndonjë datë të caktuar për Kuvendin e LDK-së. Gjithçka përtej kësaj është spekulim”, deklaroi Mustafa.

Isa Mustafa asnjëherë nuk ka mohuar se do të kandidojë për postin e të parit të partisë për mandatin e tretë, madje, përmes disa shkrimeve që i ka bërë përmes Facebook’ut ka lënë të nënkuptohet se një gjë e tillë mund edhe të ndodhë.

Të gjithë ata që po shihen si kandidat të mundshëm për të garuar në postin e të parit të LDK-së, madje çuditërisht kanë dhënë edhe përgjigjen e njëjtë të pyetur për këtë temë.

“Për kandidaturë do të vendoset sa po të përfundojnë zgjedhjet nëpër degë”, thanë disa nga të përfolurit e LDK-së, përfshirë këtu edhe Isa Mustafën.

Gazeta Express për të komentuar marrëveshjen që mund të ketë ndodhur në mes të Mustafës e Hazrit ka kontaktuar edhe deputeten Vjosa Osmani, që në zgjedhjet e kaluara nuk pati marrë votat e nevojshme të delegatëve për të kandiduar.

Osmani që ka marrë më së shumti vota nga gratë e kandiduara për deputete shihet edhe si një pretendente me shumë mundësi për të marrë postin e të parës së partisë. Në emisionin “Pressing” javë më parë, Osmani ka thënë se kryetari i ri LDK’së do të jetë edhe kandidat për Kryeministër.

Deputetja duke folur për Express ka thënë se nuk do të komentojë këtë temë për sa kohë që është vetëm spekulim, mirëpo, shton se do të reagojë, nëse një gjë e tillë del e vërtetë.

Në muajin maj, pritet që Lidhja Demokratike t’i shpallë zyrtarisht kandidaturat për kryetar të kësaj partie. Deri tani, Fatmir Sejdiu, Vjosa Osmani, Isa Mustafa, Agim Veliu, Lutfi Haziri e Kujtim Shala janë përmendur si pretendentët kryesorë për postin e kryetarit të LDK-së.

Procesi zgjedhor në Lidhjen Demokratike ka filluar në muajin mars ndërkaq pritet të përfundojë në muajin maj. Teksa LDK po e zhvillon procesin zgjedhor në mënyrë të heshtur, është bërë e ditur votimi do të bëhet në mënyrë të fshehtë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme