Skenari i LDK-së për të mos futur në listë Fatmir Rexhepin

15:53 | 23 Maj 2017
Arbresh.info

Ish deputeti i LDK-së, Fatmir Rexhepi në një intervistë për portalin Arbresh.info ka treguar arsyet për të cilat ai nuk gjendet në listën e LDK-së si kandidatë për deputetë. Ai ka thënë se ka shumë arsye duke filluar nga kundërshtimi i demarkacionit, mosbotimi i koalicionit LDK-PDK e disa të tjera që kanë bërë të mos e fusin në listën e kandidatëve për deputetë nga kjo parti.

Arbresh.info: Duke marrë parasysh kontributin tuaj në LDK, po ashtu edhe postet të cilat keni pasur në ekzekutiv, pse nuk jeni pjesë e listës së kandidatëve për deputetë nga LDK?

Fatmir Rexhepi:  Mendoj që qëndrimet tona në parlament lidhur me demarkacionin ku kem qenë një grup deputetësh që e kemi marr iniciativën për zgjidhjen përfundimtare të demarkacionit në parlament me një kodifikim ligjor ku kemi përgatitur një  variant propozues dhe kemi biseduar me zyret e bashkësisë evropiane, me të gjitha zyret diplomatike dhe kështu ishim afër ta zgjidhnim demarkacionin para mocionit të rrëzimit të qeverisë.  Po ashtu që atë ditë kemi punuar shumë dhe koordinator i grupit kam qenë unë bashk me Vjosa Osmanin, Anton Çunin, Adem Salihajn e Armend Zemaj e shumë të tjerë dhe në fund  kur erdhi radha ne nuk mundëm me fut në parlament sepse e futën mocionin  pasi që ne e gjetëm një zgjidhje të mirë sikurse tha edhe Apostolova në deklaratën e fundit para tri ditësh që i takon parlamentit se a duhet të bëjë rishikim apo ta dërgoj në arbitrazh, dikujt i penguan këto veprime. Për këtë ne biseduam edhe me Apostolovën edhe me ambasadorët por thjesht mocioni i Qeverisë e bëri të vetën dhe ne mbetëm në gjysmë të rrugës, nuk mundëm t’ja bënim një të mirë Kosovës.

Arbresh.info: Thoni që pasi që gjetët zgjidhje për procesin e Demarkacionit, partisë së cilës i takoni i pengoj ky fakt dhe tani po iu hakmerret?

Fatmir Rexhepi: Ju e dini që vendimet e partisë  kanë qenë në kundërshtim me këtë propozim, forumet e partisë kanë dashur ta votojnë keq apo mirë. Ky ka qenë një faktorë që këshilli ka bërë që ne thjesht të mos shikohemi me sy të mirë edhe thjesht të selektohen deputetët edhe në propozimet e këshillit të përgjithshëm në mbledhjen e fundit po edhe  me skenarët që i kanë përgatitur që disa degë të mos i propozojnë kandidatë në mënyrë që të mos jenë të nominuar, ashtu sië është edhe rasti im në dëgën e Gjilanit.

Arbresh.info: Si e komentoni futjen në lista të disa deputetëve të rinj ndërsa ju jo me gjithë kontributin tuaj?

Fatmir Rexhepi: U krijuan rrethanat që skenari selektiv nuk e kishte frymën e kontributit që kanë dhënë njerëzit por unë nuk do të jem pjesë e atij skenari sepse nuk mund të jem pjesë rezervë e njerëzve ku ishin propozuar deputetë që deri dje kanë qenë në PDK ose AKR ose në partitë tjera që kanë qenë kundërshtarë tanë dhe bisedojnë me javë pa e pasur asnjë votë ndërsa  me neve që kemi dhënë 27 vite në parti u shikuam me një sy të lig. Prandaj mos propozimi nga dega dhe mënyra e selektimit të këshillit të përgjithshëm kanë bërë që ne të mos jemi në listë.

Arbresh.info: Thatë që në çështjen e zgjidhjes së demarkacionit ishit bashk me Vjosa Osmanin e Armend Zemaj ndërsa ata janë pjesë e listës së kandidatëve për deputetë. Si e komendoni këtë?

Fatmir Rexhepi: Sa i përket Vjosës e të tjerëve kanë pas role dhe skema tjera. Këtu degët luajën rolin e vet. Shembull mos propozimi nga dega e Gjilanit për mua ka qenë një signal të shoh klush janë ata njerëz më LDK që kanë ardhur në kryesinë e degës dhe nuk e shohin të rrugës që ta nominojnë Fatmir Rexhepin  por kanë qit para meje disa deputet që deri dje nuk kanë qenë në parti. Unë jam ndier i ofenduar dhe e kam parë lojën e skenarin e nuk kam dashur të hyjë në ato lojra.

Arbresh.info: Me këtë që thoni, a e mendoni largimin nga LDK?

Fatmir Rexhepi: Unë i kam diskutuar në këshillin e përgjithshëm qëndrimet, parimet sepse unë jam njëri nga ata deputet që asnjëherë nuk kam shkelur kontratën elektorale, që të votoj diçka në kundërshtim me vullnetin e elektoratit. Edhe kur ka qenë zgjedhja e koalicionit që nuk e kam votuar sepse ka qenë në kundërshtim me vullnetin e elektoratit, e gjithë kjo ka qenë një gjë që i ka shtyrë njerëzit që unë të mos jem aty. Sepse ata ndryshe premtojnë sot ndryshe bëjnë nesër. Unë prapë i takoj LDK-së sepse qe 27 vjet unë jam njeri i zgjedhor qoftë në zgjedhjet partiake apo parlamentare andaj nuk tradhtoj elektoratin pavarësisht siç ka pasur kërkesa që të dal. Kështu do ta respektojë dhe të kaluarën e LDK-së edhe të ardhmen që të përkrahi kuadro të reja dhe punën e tyre./V.Berisha/Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme