Lideri i Partisë së Serbëve të Kosovës, Aleksandër Jabllanoviq thotë se Lista Serbe kishte planifikuar skenarë për vjedhje të votave në zgjedhjet lokale të 22 tetorit duke paralajmëruar aktivizimin e Mbrojtjes Civile, raporton arbresh.info.
“Sipas informatave të verifikuara që kemi, planifikohet të ndalet energjia elektrike në veri të Kosovës më 22 tetor 2017, rreth orës 19, e cila do të zgjasë deri në orët e hershme të mëngjesit,” është shprehur Jabllanoviq në një konferencë për medie në Leposaviq.
Po ashtu, sipas tij, nga Lista Serbe është planifikuar edhe shkatërrimi i disa qendrave të votimit në Zveçan dhe Mitrovicën e Veriut, si dhe futja e fletëvotimeve të falsifikuara në disa qendra votimi në Komunën e Leposaviqit.
“Lista Serbe më 22 tetor 2017 në mes orës 22 dhe 23, pavarësisht nga rezultati i zgjedhjeve, shpall fitoren zgjedhore në të katër komunat e veriut,” ka deklaruar Jabllanoviq.
Ai thotë se ka informata relevante se do të riaktivizohen shërbimet e Mbrojtjes Civile me qëllimin e ushtrimit të fushatës politike për Listën Serbe, mbajtjen e materialeve zgjedhore dhe për të ushtruar presion tek qytetarët, raporton arbresh.info.
“Është rritë prania e automjeteve të Mbrojtjes Civile, mbi të cilat janë hequr targat e regjistrimit dhe të cilat janë të pajisura me drita rrotulluese dhe xhama të ngjyrosur.”
Jabllanoviq ka ftuar të gjitha institucionet relevante që urgjentisht t’i përgjigjen këtyre rreziqeve
“Për të parandaluar manipulimin e vullnetit zgjedhor të qytetarëve. Dhe Qeverisë së Serbisë edhe një herë i bëjë thirrje për përmbajtje dhe eliminimin e presionit nga Beogradi ndaj popullit serb në Kosovë.”
/arbresh.info/
Sekuestrohen 12 armë zjarri në rajonin e Prishtinës
Ngritet aktakuzë ndaj një ish-pjesëtari të forcave serbe për...
Xheneta- Gjestit: A të kujtohet puthja jonë e parë?
Salah i lumtur që futet në historinë e Liverpoolit
Sot nënshkruhen marrëveshjet për certifikim të produkteve
Putin takohet me kryeministrin sllovak në Moskë, bisedojnë p...