Zëvendësministri i Ministrisë së Punëve të Brendshme, Izmi Zeka, po qëndron ne një vizë zyrtare në Republikën e Shqipërisë, ku është takuar me zëvendësministren e Punëve të Brendshme të Shqipërisë, Rovena Voda.
Në tryezën ku është zhvilluar takimi nuk shihen simbolet shtetërore të Republikës së Kosovës. Madje në ambientin ku janë takuar shihet vetëm flamuri kombëtar shqiptar. Nuk shihet askund flamuri i shtetit të Kosovës.
Sipas njoftimit të kësaj ministrie në këtë takim është diskutuar për intensifikimin e bashkëpunimit në fushën e menaxhimit të migrimit.
Zëvendësministri Zeka shprehi mirënjohje për bashkëpunimin e deritashëm me Republikën e Shqipërisë dhe vuri në dukje se migrimi është një dukuri që nuk mund të menaxhohet vetëm nga një shtet, prandaj duhet të koordinohen veprimet për të menaxhuar në mënyrë të përbashkët nga shtetet e Ballkanit perëndimor.
Në këtë takim u vlerësua se shkëmbimi i informatave, ndarja e përvojave, si dhe ndërveprimi i mekanizmave shtetëror mes dy vendeve duhet të vazhdojë edhe më tej.
Ndërsa zëvendësministrja Voda, theksoi se nga pala shqiptare do të vazhdojë të mbështesë Republikën e Kosovës, në anëtarësimin në organizata ndërkombëtare për bashkëpunimin policor, si dhe theksoi nevojën avancimit të bashkëpunimit në fushën e hetimeve të përbashkëta për çështjen e migrimit ilegal./Arbresh.info
Fillojnë punimet për modernizimin dhe përmirësimin e sistemi...
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu miraton “në ...
Mehmetaj gjen “një dallaver tjetër mbi 100 mijë euro” në min...
PS propozon datën 11 maj për zgjedhjet parlamentare
Real Madridi merr një goditje të rëndë, konfirmohet lëndimi ...
Sara: Dua të heq anash çdo emocion