Skandaloze/ Tre muaj nga përurimi, ende e mbyllur Klinika e re e Pediatrisë në QKUK

10:26 | 15 Dhjetor 2021
A Z

Spitali i ri Pediatrik-Kirurgjik “Sheika Fatima”,  u përurua më 13 shtator të këtij viti me shumë bujë ku të pranishëm ishim edhe krerët shtetëror, por ende ka mbetur pa u funksionalizuar.

Edhe pas më shumë se tre muaj, kur edhe u përurua, në këtë spital nuk është dhënë as edhe një shërbim.

Kujtojmë se, ky spital është në vlerë 22 milionë euro donacion nga Emiratet e Bashkuara Arabe.

Më 21 mars të vitit 2016, ish-presidentja, Atifete Jahjaga dhe Maitha Al Shamsi, atë kohë ministre e shtetit e Emirateve të Bashkuara Arabe, kishin vënë gurthemelin e Spitalit Pediatrik-Kirurgjik, në hapësirat e QKUK-së.

Ndërsa, realizimi i këtij projekti ishte paraparë të përfundojë në vitin 2018./A.ZEKA/arbresh.info/

Të ngjashme