51 vjeçari S.Q ka qëlluar për vdekje të mërkurën me armë zjarri gruan e tij në Llaushë të Skenderajt.
Azem Qerimi vëllai i dorasit që privoj nga jeta bashkëshorten e tij në Llaushë të Skenderajit për Arbresh.info ka rrëfyer tërë ngjarjen.
Ai tha se, vëllai i tij ka tentuar disa herë ta vrasë gruan e tij, e për këtë ka qenë edhe i arrestuar nga policia por më pas thotë se është liruar nga policia, e më pas menjëherë e ka vrarë gruan e tij.
Ai thotë se vëllai i tij ka qenë me probleme psikike, dhe se nuk mund ta kuptoj se përse e ka liruar policia një person që tenton ta vras gruan e tij.
” Katër apo pesë ditë para se më ndodh rasti policia e ka liruar vëllain tim. Vellau imë ka pas probleme psikike dhe është paradoks si lirohet një person i tillë. Pasi është kthyer në shtëpi ai e ka vra gruan e tij. Gruja e tij ka qenë një grua shembullore. Vellau imë edhe më herët ka pas probleme edhe kriza nervore kohë pas kohe. Jam i befasuar si Policia e liron një person që ka tentuar të vras bashkëshorten e tij disa here”, tha Qerimi.
E ndjera do të varroset në Buroj në fshatin e lindjes së sajë.
Dorasi është ndalur nga Policia e Kosovës për 48 orë./arbresh.info/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...