Google ADS

Skandaloze! Në faqen e Ministrisë së Drejtësisë shpërndahen qëndrimet partiake të Vetëvendosjes

20:47 | 21 Maj 2020
Arbresh.info

Gjatë ditës në faqen zyrtare në Facebook të Ministrisë së Drejtësisë është publikuar një reagim i ministres Albulena Haxhiu, por që në të përmendej partia nga vjen ajo, Lëvizja Vetëvendosje.

Në reagimin, që bëhet fjalë për Gjykatën Speciale, paraqitet qëndrimi i Lëvizjes Vetëvendosje, shkruan portali arbresh.info.

E për këtë lëshim, kanë reaguar edhe komentuesit, që e kanë quajtur skandaloz.

“Nese kjo faqe mirmbahet nga dikush i ministris(zyrtar përgjegjs)vlersoj se është skandal ky reagim( nuk do duhej qe ne asnjë form të perqoj deklarata të cilido subjekt politik) andaj ju lutem korrektone shkrimin nga qellimi autentik i autorit”, thotë njëri nga komentuesit.

Tjetri thotë “Qysh bre pe perdorni faqen zyrtare te ministrise per subjekt politik! Kjo esht skandaloze!”.

Për këtë skandal, ka reaguar edhe bashkëthemeluesi i Demokraci Plus, Valmir Ismajli.

“Kapja e institucioneve ndodh edhe kur i përdorë mjetet e komunikimit të institucionit për të shpërndarë informata për partinë ose në lidhje me partinë”, shkruan ai./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme