Ditë më parë portali Arbresh.info pati raportuar për keqpërdorim të faturave të udhëtimeve zyrtare në Ministrinë e Diasporës të cilën e udhëheq ministri Dardan Gashi.
Saktësisht Drejtori i Departamentit për Ruajtjen dhe Kultivimin e Arsimit dhe Kulturës në Diasporë, Avdyl Lipoveci ka keqpërdorur dhe falsifikuar faturat e udhëtimeve zyrtare.
Arbresh.info kishte kërkuar çasje në dokumente zyrtare në këtë Ministri, për të marrë zyrtarisht këto dokumente për të cilat edhe pati raportuar keqpërdorimet.
Mirëpo, Ministria në fjalë i është përgjigjur kërkesës duke thënë se mungon zyrtari i departamentit për çasje në dokumente dhe se nuk ka zëvendësim njëherë. Arsye kjo e pavlefshme për funksionimin e një departamenti dhe lejimit të medieve për çasje në dokumente zyrtare.
Arbresh.info ka kontaktuar edhe shefin e kabinetit të Ministrit Gashi, Burim Krasniqi, si dhe sekretaren Shyhrete Gosalci për të marr një përgjigje lidhur me skandalet e raportuara të drejtorit në fjalë dhe, masat që do të duhej të ndërmerreshin për të, por që të dy nuk kanë qenë të qasshëm në telefon.
Me këtë mund të aludojmë se kjo Ministri po fsheh edhe më shumë skandale sesa ato që janë raportuar nga Arbresh.info.
Duke parë kufizimet për moslejim në këto dokumente, Portali Arbresh ka siguruar dokumentet për skandalet e drejtorit Lipoveci, dhe janë të njëjtat për të cilat edhe është raportuar.
Lipoveci i cili është kryetari i Komisionit Disiplinor në këtë Ministri në mars të këtij viti kishte bërë një udhëtim së bashku me Ministrin Gashi në Toronto për një vizitë zyrtare që kishte të bënte me një aktivitet për investimet.
Lipoveci ishte akomoduar në hotelin ‘InterContinental Toronto Yorkville’ në Toronto.
Sipas informatave të portalit nga hoteli në fjalë, dhoma më e shtrenjtë në këtë hotel është 579 dollarë. Ndërsa Lipoveci në këtë hotel kishte qëndruar katër net ku kishte paguar dhomën me këtë çmim apo siç shkruan në fatura dhomë suitë. Pra për katër net ai ka paguar 2 mijë e 316 dollarë kanadez. E po t’i kthejmë dollarët kanadez në euro i bie që Lipoveci ka paguar për një natë 373.50 euro apo për katër net 1 mijë e 494 euro.
Pas kthimit në Kosovë, Lipoveci kishte dërguar faturat në Ministrinë në të cilën punon dhe një gjë e tillë i ishte aprovuar, sikur të mos kishte ndodhur asgjë, madje dyshohet se edhe fatura është e falsifikuar.
Ndërsa nuk dihet ende nëse keqpërdorimit të tij në këtë udhëtim i është bashkuar edhe vetë Minsitri Dardan Gashi, pasi ishte me të.
Për të mos u ndalur me kaq, Avdyl Lipoveci kishte keqpërdorur edhe udhëtimin zyrtar që kishte bërë në Belgjikë në prill të vitit të kaluar. Ai ishte akomoduar në ‘Hotel Den Grooten Ëolsack’ dhe do të paguante për një natë 180 euro. Lipoveci aty kishte qëndruar tri net ku shuma që duhej të paguante ishte rreth 550 euro.
Mirëpo, Lipoveci nuk kishte paguar asnjë nga netët që kishte qëndruar në këtë hotel. Sipas informatave të sigurta, ai u kishte thënë stafit përkatës të hotelit se këtë faturë do ta paguante pas një muaji. Ndërsa me t’u kthyer në institucionin ku Lipoveci punon kishte plotësuar vetë faturën duke e arsyetuar tek personat përgjegjës. Por, kjo doli të jetë falsifikuar pasi që Arbresh.info mëson se këto ditë në Ministrinë e Diasporës kishte shkuar një email nga hoteli në fjalë se zyrtari i lartcekur nuk kishte bërë pagesën e akomodimit. Madje në email shkruante se për një natë ai duhej të paguante 150 euro, pra 30 euro më pak sesa që e kishte paraqitur në faturë Lipoveci.
Po ashtu sipas informatave, Lipoveci ka tentuar që edhe emailin i cili ka ardhur në Ministri nga ky hotel ta tërheq mbrapa, përmes lidhjeve të tij, mirëpo këtë gjë nuk ka mundur ta bëjë.
Kështu Lipoveci si Kryetar i Komisionit Disiplinor me shumë skandale e keqpërdorime, ka të drejtën të ndërmarr masa ndaj të tjerëve ndërsa masa ndaj tij nuk merr askush.
Ditëve në vazhdim Arbresh.info do të publikoj edhe skandale të tjera dhe përgjigjen e prokurorisë lidhur me këtë rast./Arbresh.info
Sot nis Fest 63 – Për 4 net, 30 artistë në garë
Vrasja e dyfishtë në Gjakovë, ngritet aktakuzë ndaj dy të dy...
Osmani: Sllovenia është një nga aleatët dhe miqtë më të ngus...
Nesër mbahet mbledhja e përbashkët e kuvendeve Kosovë-Shqipë...
Antidroga gjen drogë duke u përpunuar në një laborator, arre...
Driloni dhe Gjesti tentojnë të futen në banjo me Xhenetën – ...