Google ADS

Skandaloze: Komisioneri për Zgjerim me libër ‘Kosovo i Metohije’ e pogaçe serbe e pret Vuçiqin (Foto)

17:44 | 16 Korrik 2020
Arbresh.info

Komisioneri për Zgjerim dhe Fqinjësi të mirë në Bashkimin Evropian, Oliver Varhelyi është takuar gjatë ditës me presidentin serb Aleksandar Vuçiq.

Në fotografinë e postuar ku njoftonte për takimin kanë rënë në sy disa detaje skandaloze, shkruan portali arbresh.info.

Në tavolinën e Varhelyi shihet një libër me titull “Kosovo i Metohije”, mënyra si i drejtohet Serbia – Kosovës, pasi nuk e pranon realitetin e ri, që Kosova është Republikë.

Gjithashtu pritja duket të jetë më speciale për Vuçiqin, pasi në tavolinë shihen edhe pogaçet serbe.

“Diskutim i mirë me presidentin Vucic në Bruksel sot rreth reformave të BE-së, luftën kundër # COVID19, përgatitjet për Planin Ekonomik dhe Investues @EU_Commission që do të paraqitet në bashkëpunimin vjeshtor dhe rajonal”, thuhet në njoftimin e Varheyi.

Në Bruksel që nga ora 16:00 janë në takim kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti dhe presidenti serb Aleksandar Vuçiq, pas 20 muajve pauzë të dialogut./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme