I riu N.A(emër i njohur për redaksinë), gjatë së premtes është kafshuar nga një qen endacak në lagjen “Dardania” në Prishtinë.
I njëjti ka kërkuar trajtim mjekësore në qendrën e mjekësisë familjarë në Prishtinë “Femi Agani”nr.20, duke mos pasur vaksinën në këtë qendër pacientit i është kërkuar ta blejë atë.
Duke shkuar ta blejë ai është ndaluar nga Policia e Kosovës dhe i është shqiptuar gjoba 200 euro, pasi mjekja që i kishe bërë trajtimin i’a kishte shënuar datën e mjekimit gabim në vend se ti shkruhet 08.012021(datë kjo kur edhe e ka marr trajtimin), pacientit i është shkruar 10.01.2020, kështu duke mos i besuar policia se ka marr trajtimin mjekësor.
Pacienti është kthyer në qendrën e mjekësisë familjare të marrë sqarime se pse është bërë ky gabim por mjekja që e kishe bërë këtë gabim nuk deshi të merret me këtë kështu duke i’a marr nga dora recetën dhe duke ia ndryshuar datën, kështu edhe duke insistuar se sot është data 10 janar.
Sipas videos që shihet mjekja pos që nuk i ofrojnë shërbim shëndetësor ajo i thotë se nuk do të merret me dënimin e shqiptuar nga policia ani pse ishte gabim i saj.
Në këtë qendër të mjekësisë familje është dashtë të vijë edhe policia për tu marr me rastin, dhe pacienti nuk e ka përfunduar trajtimin mjekësore ani pse kishe rrezik nga helmimi./Arbresh.info/
Skandaloze/Profesori në Prishtinë hedh flamurin kombëtar shq...
Kompanitë gjermane po ulin gjithnjë e më shumë orët e punës ...
13 persona të vdekur nga rrëshqitjet e dheut në Ugandë
Kurti uron Shqipërinë: 28 Nëntori na bashkon të gjithë shqip...
Parada për 112-vjetorin e Pavarësisë “kthen” në rrënjët e at...
“Emocioni mbetet i njëjtë edhe pas 112 vitesh”, stërnipi i I...