Ish-kryepeshkopi i Uashingtonit, Theodore McCarrick, i cili përballet me akuza për abuzime seksuale, dha dorëheqjen nga pozita e tij si kardinal.
Këtë njoftim e dha Vatikani përmes një deklarate, ku thuhej se Papa Françesku e ka pranuar dorëheqjen.
McCarrick, një prej figurave më të shquara të Kishës Katolike, akuzohej për ngacmimin seksual të një adoleshenti thuajse 50 vjet më parë, kur ai ishte prift në Nju Jork.
Zyrtarët e Kishës Amerikane muajin e kaluar morën vendimin se akuzat e ngritura ndaj kardinalit ishin të besueshme.
Për kardinalin Theodore McCarrick janë raportuar edhe raste të tjera për ngacmime seksuale gjatë disa dekadave.
Prifti 88-vjeçar është kleriku më i lartë i Kishës Katolike që i hiqet titulli, për shkak të akuzave për abuzime seksuale.
Rasti i tij ishte mjaft shokues, ngaqë ai ishte njeri shumë i respektuar dhe ambasador për një kohë të gjatë i Kishës Katolike në Uashington, një njeri tepër i besuar në vite nga Papët dhe presidentët amerikanë.
Theodore McCarrick, tani 88 vjecar, në vitin 2005 si arqipeshkv i Uashingtonit kishte vënë gurthemelin e Katedrales në Prishtinë, bashkë me presidentin Ibrahim Rugova, dhe ipeshkvin e atëhershëm, Mark Sopin.
Tani 13 vjet më vonë, ai po akuzohet për abuzime seksuale të një të mituri para 50 vjetësh.
Trump ashpërson tonin dhe vendimet, rrit tarifat ndaj Kinës,...
“Jam shumë pishman që të kam dhënë mundësi”, Xheneta diskuto...
Kurti mori pjesë në akademinë përkujtimor dhe në ceremoninë ...
Nis me tensione protesta e opozitës
Shfaqen forca të shumta të policisë para nisjes së protestës...
Pesë vite nga tërmeti i 26 nëntorit, buxheti ka ende 50 mili...