Skandali me të miturën në Drenas, raportohet para deputetëve

07:46 | 20 Shkurt 2019
Arbresh.info

Sot gjatë ditës në Komisonin për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës do të raportojë kryeshefja e Inspektoratit Policor të Kosovës.

Kelmendi do të raportojë para deputetëve lidhur me skandalin seksual në Drenas, nga ku dyshohet se polici Vesel Veseli ka keqpërdorur e shantazhuar atëherë të miturën A.G, dhe ka keqpërdorur detyrën e tij zyrtare.

Rendi i ditës:

1. Miratimi i rendit të ditës;

2. Miratimi i procesverbaleve nga mbledhjet e mbajtura me 22.12.2018 dhe 29.01.2019;

3. Raportimi i Kryeshefës ekzekutive të Inspektoratit Policor të Kosovës lidhur me dyshimin për keqpërdorim të detyrës zyrtare nga ana e zyrtarit policor;

4. Raportimi i Kryeshefës ekzekutiv të Inspektoratit Policor të Kosovës për raportin vjetor të vitit 2018;

5. Të ndryshme.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme