Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Gjakovës, Ramiz Buzhala, dyshohet se ka shpërndarë pyetjet e testit për bashkëpunëtorë profesional.
Buzhala këto pyetje ia ka dërguar gazetares së një prej mediumeve në Kosovë, duke shkruar “këto janë pyetjet e testit me shkrim”.
Lidhur me këtë shkelje, ka reaguar Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit në Kosovë, shkruan arbresh.info.
Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit ka bërë të ditur se ka nisur procedurat për hetimin e këtij rasti.
“Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit, njofton opinionin publik se Ushtruesi i Detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Besim Kelmendi, pas pranimit të informacionit nga mediat lidhur me dyshimet e ngritura për shpërndarje të pyetjeve të testit për bashkëpunëtorë profesionalë nga Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Gjakovë, Ramiz Buzhala, në bazë të kompetencave që ka do t’i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme sipas legjislacionit në fuqi”, thuhet në njoftim./arbresh.info/
Shkup: Rikthehen mosmarrëveshjet për Ballkanin e Hapur
Vullneti u rrëfehet banorëve për përjetimet e tij gjatë luft...
Kurti: Qeveria vitin e ardhshëm do të mbështesë organizimin ...
Rumania mban zgjedhjet presidenciale
Trumpi hesht, Ukraina debaton
“Gjest i shëmtuar”, Vedat Muriqi kërkon falje publike pasi u...