Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti ka dënuar skandalin diplomatik në aeroportin e Shkupit ku ishte e përfshirë presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.
Ahmeti ka thënë se i vjen keq për incidentin, dhe se skuqet nga turpi.
“E dashur presidente, më vjen shumë keq për incidentin dhe skandalin e papranueshëm diplomatik në aeroportin e Shkupit dhe e dënoj në formën më të ashpër të mundshme. Unë skuqem nga turpi i tyre dhe lus të gjithë vëllezërit dhe motrat në Kosovë, por edhe qytetarët tanë, që ti falin për arsye se nuk dijnë se ç’bëjnë. Kur nuk kanë turp të shkelin mbi popullin e vet, mbi vullnetin demokratik të qytetarëve në zgjedhje e të vihen në shërbim vasal e servil të tjetër kujt duke na sjell Putinin e Vuçiqin në qeveri, atëherë si pyet askush për asgjë dhe na turpërojnë çdo ditë, nga disa herë me rradhë”, ka shkruar ai në “Facebook”.
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, është përballur me një incident në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit, ku sigurimi i këtij aeroporti tentoi të merrte telefonin personal të saj.
Këshilltari për media i presidentes, Bekim Kupina për Arbresh.info e ka cilësuar këtë veprim si një shkelje të praktikave ndërkombëtare teksa theksoi se veprimet e zyrtarit të sigurimit dukeshin se kishin për qëllim të provokonin delegacionin e Kosovës dhe të shkaktonin ndonjë incident.
Ai shtoi se presidentja nuk e lejoi një gjë të tillë, pasi do të kishte qenë një shkelje e rëndë e protokollit.
“Presidentja nuk ka lejuar një gjë të tillë, sepse do të ishte shkelje e rëndë. Përkundër shpjegimit të rregullave qe ekipi i Presidentes ia ka bërë të ditur zyrtarit të aeroportit, ai ka tentuar fizikisht ta shtyjë Presidenten me ç’rast është detyruar që të reagojë Policia e Kosovës për ta hapur rrugën. Kjo sjellje e zyrtarit maqedonas të aeroportit është në kundërshtim me çdo praktikë ndërkombëtare, sipas të cilave kur krerët e shtetit udhëtojnë, ata mbrohen me privilegje e imunitete diplomatike”, tha Kupina.
LEXO EDHE:
Incident diplomatik në aeroportin e Shkupit, Presidentes Osmani sigurimi provoi t’ia marrë telefonin
BDI dënon skandalin diplomatik ndaj presidentes Osmani në Shkup
Ndahen Ilnisa Agolli dhe Meriton Mjekiqi?
Lajm i keq për tifozët e Chelseat, sërish lëndohet Reece Jam...
“Çifti më i ri në Big Brother”, Gjesti ironizon me Edin dhe ...
Vitia: Buxheti për Shëndetësi është trefishuar, pjesa më e m...
Kurti mori pjesë në Forumin Ekonomik Zvicër-Kosovë 2024
Dështon gjykimi për gazin lotsjellës, seanca e radhës një di...