Pasi qëndroi për një mandat të plot në krye të Doganave të Kosovës, Lulzim Rafuna, kishte zgjedhur që profesionin e tij ta ushtroj tani jashtë kufijve të Kosovës. Ai në muajin shkurt të vitit 2017 kishte pranuar postin e këshilltarit të kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama.
Madje ky i fundit personalisht e kishte prezantuar ish-drejtorin e Doganave të Kosovës, si këshilltar në kabinetin e kryeministrit të Shqipërisë, madje duke e vlerësuar për punën që kishte bërë në Kosovë. Në fund të po atij viti, Lulzim Rafuna, u shfaq përsëri në Kosovë.
Ai ishte paraqitur pikërisht te kolegët e tij doganier, kësaj radhe kishte deklaruar tek ta veturën super luksoze të tipit Range Rover të importuar nga Shqipëria, e për të cilën padrejtësisht de-fakto dhe de-jure kërkonte lirim nga taksat doganore.
Rafuna këtë ikje nga taksat ka tentuar ta mbështetë duke u thirrur në dispozitën e kodit doganor neni 4 i aneksit, e që përcakton se personat që kanë qëndruar pa ndërprerë jashtë vendit më së paku prej 12 muaj apo në rastet kur dogana mund të lejoj përjashtime kur ka pasur qëllim të qëndrimit. Por sipas asaj që Arbresh.info ka investiguar del se në asnjërën rrethanë në rastin e Rafunës nuk përmbushen kërkesat ligjore të ligjit të cilin Rafuna e njeh me gjasë më së miri, pasi ai tash e një dekadë është i punësuar në Doganën e Kosovës, pikërisht në drejtorinë ligjore.
Rafuna dyshohet se ofroi dëshmi të rrejshme në doganë
Pas kërkesës nga dogana që Rafuna të ofroj dëshmi zyrtare se ka lëshuar vendbanimin e tij në Shqipëri, Rafuna ka sjellë një dokument të lëshuar nga Mini Bashkia 5 e Tiranës, me gjasë pasi ka qenë më e lehtë për të nxjerrë një vërtetim jo të vërtet dhe të njëjtin i’a ka paraqitur Doganës me bindjen se do t’a pranojnë, pasi që mban pozitë të lartë dhe ka ndikim mbi këtë institucion, por siç duket nga shkresat e lëndës Dogana nuk ka pranuar këtë vërtetim dhe ka kërkuar që të harmonizohet dokumentacioni.
Pas kësaj, Rafuna i adresohet Mini Bashkisë kompetente numër 10 në Tiranë të cilët po ashtu i kthejnë përgjigje se në rrugën që ka paraqitur si adresë banimi nuk figuron si banor Lulzim Rafuna, porse pas verifikimeve rezulton që ka qenë banor i përkohshëm në bazë të kontratës.
Në fakt ai nuk ishte regjistruar pranë njësisë administrative numër 10 asnjëherë, e që tregon se sipas regjistrave zyrtar kjo nuk mund të dëshmohet si e vërtetë. Për të gjitha këto që potencuam redaksia e Arbresh.info kanë drejtuar pyetje zyrës për informim të doganave të Kosovës, të cilët nuk kanë kthyer asnjëherë përgjigjeje.
Shkelja e kontratës
Sido që të jetë nëse i gjithë dokumentacioni do të ishte formalisht në rregull si mund të mendoj për veten e tij dhe të guxoj të kërkoj lirim nga taksa sipas kualifikimit në dispozitën e kodit doganor, neni 4 i aneksit A që përcakton se personat që kanë qëndruar pandërprerë jashtë vendit më së paku prej 12 muaj, ndërsa që Rafuna ka një kontratë me orar të rregullt me institucionin e Doganës së Kosovës, që edhe sipas ligjeve në fuqi i kërkon që të jetë domosdo i pranishëm në punë në orarin prej 8 orë në ditë apo 40 orë në javë.
Së këndejmi mund të konstatohet se ai ose ka shkelur kontratën me Doganën e Kosovës dhe ka pranuar padrejtësisht pagën e tij të majme prej rreth 1600 Euro në muaj pasi që paska qëndruar pandërprerë jashtë vendit. Për Rafunën veturat siç cekem duket të jenë pika e dobët, pasi që një skandal tjetër e ka përcjellë atë edhe gjatë gjithë mandatit të kaluar si drejtor i përgjithshëm, pasi që Policia ka gjetur një rast kur Rafuna ka zhdoganuar pa taksa një veturë të blerë nga një person i huaj që ka punuar në Kosovë dhe se lirimi ishte bërë në kundërshtim me këshillën ligjore që vet Rafuna e kishte lëshuar më herët për kategorinë e mallrave të blera, që janë liruar në import nga taksat për qëllim të shfrytëzimit nga stafi ndërkombëtarë i punësuar nga organizatat ndërkombëtare që veprojnë në Kosovë.
Në këtë rast policia pati ndal një qytetar në Mitrovicë dhe pati sekuestruar veturën e tipit Volvo për shkak të dyshimit se Rafuna kishte shkelur ligjin kur e kishte zhdoganuar me lirim nga taksat këtë veturë, përkundër faktit se qytetarët detyroheshin të paguajnë taksa të plota për veturat dhe mallrat tjera të blera nga institucionet ndërkombëtare në Kosovë. Në këtë rast prokurorja e prokurorisë themelore ka vendosur të pushoj hetimet pasi që për shkak të kohës së kaluar është parashkruar lënda dhe kjo e liroj nga përgjegjësia penale Rafunën, por kjo assesi nuk e liroj nga përgjegjësia publike që mban një zyrtar i lartë i shteti që siç duket shkelë ligjin sa herë që i vije mundësia.
Megjithatë, këto nuk janë shkeljet e vetme të Rafunës, kur e kemi parasysh se ai as ka deklaruar në formularët e deklarimit të pasurisë se posedon një veturë, por nuk ka saktësuar se a është ajo vetura luksoze Range Rover.
Nuk deklaroi pagën si këshilltar i Edi Ramës
Rafuna edhe pse është proklamuar sa herë që është këshilltarë i Kryeministrit Rama në Shqipëri, ai nuk ka deklaruar në formularin për deklarim të pasurisë se ushtron këtë pozitë. Ai tek rubrika e të hyrave nuk ka deklaruar se realizon të hyra nga ky post.
Por edhe nëse do të deklaronte se e ushtron këtë post, atëherë është në kundërshtim me dispozitat që kufizojnë se çfarë punësh mund të bëjë një zyrtar i lartë i shtetit. I kontaktuar disa herë nga redaksia e Arbresh.info, Rafuna nuk ka shprehur gatishmëri të hap telefonin.
Rafuna gjithashtu nuk e ka problem që të deklarohet në publik në lidhje me pozitën e tij në Ministrin e Financave, ku paraqitet si këshilltar i Ministrit, Bedri Hamza, ndërkaq në formularin e deklarimit të pasurisë shprehet se mban pozitën e drejtorit ligjor në Doganën e Kosovës, por as atë pozitë formalisht nuk e mbanë.
Në Doganën e Kosovës nuk parapëlqejnë të flasin për këtë por jo zyrtarisht kemi mësuar se hera e fundit kur ka qenë drejtor i Drejtorisë ligjore është muaji Tetor i viti 2013 para se të emërohej drejtor i përgjithshëm, ndërkaq ai deklaron publikisht një pozitë që nuk e mban për shumë vite, gjë që nuk është as për së afërmi e justifikueshme për një zyrtar të lartë të shtetit.
Skandali gjysmë milionësh me krunde
Rafuna sa ishte drejtor dogane, identifikohet edhe me skandalin dhe aferën gjysmë milionëshe të importit të grurit në Kosovë. Rafuna asokohe lejoi të futej në Kosovë grurë nga rezervat e shtetit të Serbisë, duke u deklaruar në kufi si krunde.
Dëmi ishte i dyfishte: – nën një gruri i rezervave serbe ishte i cilësisë katastrofale, ndërsa përdorej si ushqim për njerëz; – dhe e dyta, duke u lejuar që të futet si krunde, ata nuk paguanin tatim, i cili paguhet për grurë. Për këtë arsye, një komision i Kuvendit të Kosovës, komision i pavarur, e gjeti fajtore Doganën e Kosovës, e cila në fund u detyrua që të paguante 500 mije euro dënim. Ne fakt, për shkak të Lulzim Rafunës, ky operator Ekonomik edhe me tutje nuk e ka paguar dënimin në fjalë.
I njëjti grurë, pra gruri i rezervave shtetërore serbe, grurë i cilësisë se dobët, është futur ne disa raste edhe ne Shqipëri. Ai është bllokuar përkohësisht nga autoritetet shqiptare – me të drejtë – sepse ishte grurë jocilësor. Ndalimi ishte bere nga Ministri Panariti. /Arbesh.info
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...