Zbatimi i ligjit për rimëkëmbjen ekonomike varet nga miratimi i buxhetit për vitin 2021. E Buxheti për vitin 2021 është ende në fazën fillestare të shqyrtimit.
Aktualisht ai ndodhet në Komisionin për Buxhet dhe Financa dhe nuk po arrin t’i merr votat e mjaftueshme për të kaluar në Kuvend për lexim të parë, shkruan arbresh.info.
Qeveria Hoti, duket që nuk i ka votat e mjaftueshme për të kaluar Buxhetin.
Kujtim Gashi, deputet i PDK-së që është edhe anëtarë në Komisionin për Buxhet, tha për arbresh.info se qeveria nuk i ka votat dhe ka ngec në komision.
“Është ende në komision, nuk ka kalu ende fazën e parë. Ka ngecë për shkak se qeveria nuk i ka votat në komision me kalu”, tha ai.
Të mërkurën pritet që ky Komision të mbaj mbledhje ku dhe do të shihet nëse janë përfshirë në Buxheti edhe pakoja për biznese dhe punëtorët që kanë humbur punën.
“Pakoja për biznese dhe pakoja për punëtorët lidhet më këtë ligj. Ligji aktual nuk i ka të parapamë”, tha ai.
Sejdi Rexhepi, profesor universitar dhe njohës i ekonomisë në vend mendon se mos miratimi i Ligjit për Buxhet për vitin 2021 mund të qoj vendin në një krizë buxhetore dhe bashkë më të edhe të prolongohet edhe koha e fillimit të zbatimit në praktikë të Ligjit për Rimëkëmbje Ekonomike.
“Në skenarin më të mirë do të duhej që Ligji për Buxhet i Republikës së Kosovës të aprovohet në këtë vit. Por, duke e njohur përvojën e kaluar, kur partitë politike edhe me rastin e hartimit të buxhetit kalkulojnë në përfitimet parciale për elektoratin e vet të supozuar, atëherë shumë është e mundshme që të hyjmë edhe në krizë buxhetore, dhe bashku me te të prolongohet edhe koha e fillimit të zbatimit në praktikë të Ligjit për Rimëkëmbje Ekonomike. Kjo nënkupton se as bizneset e as punëtorët e larguar nga puna edhe disa muaj nuk do të mund të përfitojnë në ka ky ligj”, tha ai në një intervistë për portalin arbresh.info.
Nëse ndodh kjo Sipas Rexhepit, pasojat për ekonominë do të jenë afatgjate.
“Sigurisht se trendi i rënies së Prodhimit të Përgjithshëm (GDP-së) do të vazhdoj, kurse numri i punëtorëve të larguar nga puna do të rritet. Kjo nënkupton rënie të mëtejme të standardit të jetës dhe ngecje e përgjithshme në zhvillim”, tha ai.
Ligji për Rimëkëmbje Ekonomike ka paraparë që të ndahen për 3 muaj nga 300 euro për muaj, por aplikimi për tërheqjen e këtyre mjeteve nuk do të bëhet derisa të kalojë në Kuvend, buxheti për vitin 2021, thotë zëvendësministri i Ministrisë së Financave, Agim Krasniqi.
“E para punë që duhet të bëhet është të aprovohet buxheti 2021. Duhet të rritet pjesa e buxhetit që është për ndarjen për rimëkëmbje ekonomike për sektorin privat dhe për qytetarë”, tha ai për portalin arbresh.info
Sipas Krasniqit, pasi të kalojë në Kuvend, buxheti për vitin 2021 do të përcaktohen kriteret dhe mënyra e aplikimit./arbresh.info/
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...