S’ka ushtri, s’ka dorëheqje!

08:16 | 6 Prill 2017
M. A.

Presidenti Hashim Thaçi nuk do të dorëhiqet edhe nëse do të vonohet formimi i ushtrisë së Kosovës, vlerësojnë analistët politikë.

Sipas tyre, opsioni për dorëheqje të Thaçit mund të vijë në shprehje vetëm nëse ky i fundit dëshiron të rikthehet në postin e kryeministrit, shkruan sot gazeta “Zëri”.

Së fundmi Thaçi ka deklaruar se do t’i fillojë bisedimet me përfaqësuesit e komunitetit serb për formimin e ushtrisë, ndonëse këta të fundit e refuzojnë kategorikisht ushtrinë e Kosovës.

Partnerët ndërkombëtarë janë që Kosova ta formojë ushtrinë nëpërmjet ndryshimeve kushtetuese, por një gjë e tillë është e pamundur të ndodhë pa votat e deputetëve serbë në Kuvend, të cilët kontrollohen nga Serbia.

Pas vizitës së fundit në Kosovë të zëvendësndihmëssekretarit amerikan, Hoyt Brian Yee, Thaçi nuk po e përmend formimin e ushtrisë nëpërmjet ligjit, ashtu siç premtonte muajin e kaluar.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme