Mbi 300 milionë euro kanë mbetur të bllokuara si pasojë e mosmiratimit të shtatë marrëveshjeve ndërkombëtare nga Kuvendi i Kosovës.
Të gjitha këto fonde, thuhet se do të mund të tërhiqeshin sapo të miratoheshin marrëveshjet dhe se nuk kanë asnjë pengesë me masat e BE-së ndaj Kosovës.
Visar Korenica, deputet i Lëvizjes Vetëvendosje, tha për RTK se bëhet fjalë për disa marrëveshje.
Për të kaluar marrëveshjet ndërkombëtare, pushtetit i duhen edhe votat e deputetëve të opozitës. LDK është deklaruar se do t’i përkrahë marrëveshjet, mirëpo ato po i kundërshtojnë PDK dhe AAK.
Kurse Ferat Shala, deputet i PDK-së, tha se nuk kanë ndryshuar qëndrim.
Edhe Pal Lekaj, deputet i AAK-së, tha se nuk kanë ndryshuar qëndrim, derisa qeveria të pranojë kërkesat e tyre.
Por, cilat janë marrëveshje që nuk po kalojnë në Kuvend?
Ratifikimi i traktatit me Mbretërinë së Danimarkës, për shfrytëzimin e institucionit korrektues në Gjilan, 177.7 milionë euro
Ratifikimi i marrëveshjes së kredisë për programin e financave publike dhe rritjen ekonomike ndërmjet Kosovës dhe Fondit OPEC për Zhvillim Ndërkombëtar, 40 milionë dollarë euro.
Ratifikimi i marrëveshjes së kredisë dhe projektit ndërmjet Ministrisë së Financave, KOSTT-it dhe KFW për projektin e zhvillimit të sektorit të energjisë VII, 25 milionë euro .
Banka Evropiane për Investime, për rehabilitimin e linjës hekurudhore X, 38 milionë euro.
Ratifikimi i marrëveshjes së kredisë mes Kosovës dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, projekti “Ngrohtorja solare e Prishtinës”, 23 milionë euro.
Ratifikimi i marrëveshjes së kredisë mes Kosovës dhe GIZ-it gjerman, sektori i bujqësisë në zonat rurale, 20 milionë euro.
Ratifikimi i marrëveshjes për bashkëfinancimin e bursave të arsimit të lartë në nivelin master mes MASHT-it dhe Ambasadës së Francës në Prishtinë, 4 milionë euro.
Njohës të ekonomisë thonë se inatet politike po i dëmtojnë më së shumti qytetarët.
Lulzim Beqiri, njohës i ekonomisë, tha se ka marrëveshje që ndikojnë në jetesën se qytetarëve dhe në zhvillimin ekonomik.
Votimi i këtyre marrëveshje është duke u zvarritur që më shumë se pesë muaj.
Sara qan dhe kërkon falje për situatën që u krijua, Xuxi e p...
Rriten me 20 për qind rastet e fruthit në botë
Sot fillon Fushata Globale ” 16 Ditët e Aktivizmit Kun...
Sot mblidhet Kryesia e Kuvendit, mbi 50 pika në rend dite
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i C...
Autobusi del nga rruga dhe përfundon në humnerë, 17 viktima ...