Monitorimi për shuarjen e zjarreve në zonën e Oshlakut dhe Prevallës ende po vazhdon.
Kështu ka bërë të ditur Agjencia për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës.
Por, se çfarë është shqetësuese sipas tyre, është pikërisht mungesa e ujit, konfiguracioni i terrenit dhe largësia e burimeve ujore dy orë nga vatrat e zjarrit.
“Stafi i DAPK Sharri dhe një ekip e zjarrfikësve po vazhdojnë monitorimin e zjarrit ne zonën e Oshlakut dhe Prevallës, për të mbajtur situatën në kontroll dhe për të parandaluar përhapjen e tij. Gjatë ditës në vendin e ngjarjes ka qëndruar edhe drejtori i parkut z.Bajram Kafexholli. Sot gjatë pasdites për shkak të rritjes së intensitetit të erërave zjarri ka filluar të shpërndahet në drejtim të fshatit turistik në Prevallë. Shqetësuese është mungesa e ujit, konfiguracioni i terrenit dhe largësia e burimeve ujore 2 orë nga vatrat e zjarrit”, thuhet në njoftim.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...