Gjykata Kushtetuese ka pezulluar menjëherë zbatimin në tërësi të Ligjit nr. 06/L-1114 për Pagat në Sektorin Publik, raporton arbresh.info.
1. Vendim për masë të përkohshme
Lënda: KO 219/19
Parashtrues: Avokati i PopullitObjekt i çështjes së kërkesës ishte vlerësimi i kërkesës së Avokatit të Popullit për caktimin e masës së përkohshme përkitazi me Ligjin nr. 06/L-111 për Pagat në Sektorin Publik, të shpallur në Gazetën Zyrtare më 1 mars 2019, dhe i cili hyri në fuqi nëntë (9) muaj pas publikimit në Gazetën Zyrtare.
Parashtruesi i kërkesës pretendonte se Ligji i kontestuar nuk është në pajtueshmëri me paragrafin 2 të nenit 3 [Barazia para ligjit], nenin 4 [Forma e qeverisjes dhe ndarja e pushtetit], paragrafin 1 të nenit 7 [Vlerat], nenin 10 [Ekonomia], nenin 21 [Parimet e përgjithshme], paragrafin 1 të nenit 22 [Zbatimi i drejtpërdrejtë i marrëveshjeve dhe instrumenteve ndërkombëtare], nenin 23 [Dinjiteti i njeriut], nenin 24 [Barazia para ligjit], nenin 46 [Mbrojtja e pronës], nenin 55 [Kufizimi i të drejtave dhe lirive themelore], paragrafët 3 dhe 7 të nenit 58 [Përgjegjësitë e shtetit], paragrafin 2 të nenit 102 [Parimet e përgjithshme të sistemit gjyqësor], paragrafin 1 të nenit 109 [Prokurori i shtetit], nenin 119 [Parimet e përgjithshme], paragrafët 1 dhe 2 të nenit 142 [Agjencitë e pavarura], nenin 130 [Autoriteti civil i aviacionit] të Kushtetutës, me nenin 1 të Protokollit nr. 1 [Mbrojtja e pronës] të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, si dhe me paragrafin 2 të nenit 23 të Deklaratës Universale për të Drejtat e Njeriut.
Lidhur me kërkesën për masë të përkohshme, Avokati i Popullit, duke u thirrur në dispozitat relevante të Kushtetutës, të Ligjit për Gjykatën Kushtetuese dhe të Rregullores së punës së Gjykatës, kërkoi që Gjykata Kushtetuese të bëjë “pezullimin e menjëhershëm të Ligjit nr. 06/L-1114 për Pagat në Sektorin Publik”. Avokati i Popullit gjithashtu theksoi se, ai ka pranuar gjithsej 35 ankesa individuale nga subjekte të ndryshme të sektorit publik dhe që është në “interes të ankuesve, por edhe të publikut, që Gjykata të vlerësojë nëse Ligji i kontestuar prek interesat legjitime të këtyre ankuesve”.
– Gjykata, pa paragjykim ndaj meritave të kërkesës dhe të kushtetutshmërisë së Ligjit të kontestuar, në mbështetje të nenit 116.2 të Kushtetutës, të nenit 27 të Ligjit për Gjykatën Kushtetuese dhe të rregullit 57 të Rregullores së punës, vendosi, me shumicë votash, që:
I. TË MIRATOJË masën e përkohshme në kohëzgjatje deri më 30 mars 2020, nga data e nxjerrjes së këtij vendimi;
II. TË PEZULLOJË MENJËHERË zbatimin në tërësi të Ligjit nr. 06/L-1114 për Pagat në Sektorin Publik, në kohëzgjatje të njëjtë.Në fund, Gjykata po ashtu miratoi propozimin e Gjyqtares Raportuese që, bazuar në rregullin 55 [Amicus Curiae] të Rregullores së punës të Gjykatës, të ftohet Komisioni i Venecias që të dorëzojë një Opinion lidhur me Ligjin nr. 06/L-111 për Pagat në Sektorin Publik.
Parandalohet një rast i kontrabandës në Han të Elezit, vlera...
Policia e rajonit të Ferizajt heq 12 patentë shoferë për një...
KQZ-ja nuk certifikon Listën Serbe për zgjedhjet e 9 shkurti...
Lajçak mesazh fundviti Kosovës dhe Serbisë: Pa normalizim ma...
Milan Radoiçiq e Zvonko Veselinoviq ia mësyjnë ndërtimit të ...
Shqipëria mbyll TikTok-un, për këtë vendim shkruan ‘The Tele...