Kryeministri i Kosovës ka kërkuar nga Ministria e Financave që në koordinim me Fondin Monetar Ndërkombëtar të propozojë mundësi të rritjes së pagave për shërbyesit civil, në sektorin e arsimit dhe në shëndetësi, shkruan arbresh.info
Por kjo gjë shihet e pamundur nga analistë politikë e njohës të ekonomisë në vend.
Sipas tyre deklarata e kryeministrit është deklaratë parazgjedhore dhe premtuese me qëllim që të përfitojë vota.
Analisti politik Donik Sallova tha se kjo deklaratë në këto rrethana është pjesë e fushatës së pa shpallur zgjedhore.
“Po besoj që pavarësisht që Ministria e Financave ka realizuar një farë stabiliteti fiskal, kjo deklaratë në këto moment është pjesë e fushatës së pa shpallur zgjedhore. Besoj shkuarja në zgjedhje do jetë e vështirë për Mustafën, sepse nuk e di cila do ishte parulla e LDK-së në këto zgjedhje, hyrja e se cilës ne koalicion me PDK-ne ka thyer të gjitha parimet dhe premtimet e fushatës se kaluar zgjedhore”, tha Sallova për arbresh.info.
E eksperti i ekonomisë Musa Limani në një prononcim për arbresh.info tha se me këtë buxhet nuk ka mundësi të rritjeve të pagave.
“Duke u bazuar në vlerën buxhetore këtë vit, del se nuk ka mundësi që të vijë deri të rritja e pagave për arsye se mjetet buxhetore janë të përkufizuara për këtë vit”.
Ai theksoi se deklarata e kryeministrit paralajmëron zgjedhje të reja.
“Prandaj deklaratat e kryeministrit se do të rriten pagat në shëndetësi e arsim mendoj se paralajmëron zgjedhjet e parakohshme, dhe e konsideroj deklaratë parazgjedhore dhe premtuese me qëllim që të përfitojë votat e votuesve”./Arbresh.info
Netanyahu në gjykatën e Tel Avivit për të dëshmuar mbi akuza...
Ushtarët shqiptarë nderohen me Medaljen NATO për shërbim të ...
Gjesti i lë një trëndafil Xhenetës pranë kokës
Liverpooli e bën prioritet transferimin e yllit të Brightoni...
Luginasit ankohen për gjoba në kufirin e Kosovës, kryetari i...
Policia kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për identifikimin ...