Me kërkesë të Dardan Sejdiut u largua nga rendi i ditës. Por votimi i vendimit të Qeverisë me të cilin autorizohet Komisioni Qeveritar për Privatizimin e Ndërmarrjes Publike “Telekomi i Kosovës” mund të futet përsëri në rend dite në mbledhjet e Komisionit për Zhvillim Ekonomik, shkruan arbresh.info.
E kjo po kundërshtohet nga Komisionin Parlamentar për Hetim në Telekom, madje anëtarë të këtij komisioni po thonë se ky qëllim ka prapavijë politike.
Nënkryetari i komisionit parlamentar për hetim në PTK dhe Vala, Milaim Zeka ka thënë për arbresh.info se ngutja e privatizimit po bëhet për qëllime të caktuara.
“Momentalisht jemi në pozitë të rëndë, krizë qeveritare, nuk e dimë kur do të rrëzohet Qeveria. Në kushtet aktuale unë e shohë këtë punë me shumë hile, shumë sherr nuk po e di kujt po i ngutet kaq shpejt, bash në situatën më të ranë me fol për privatizim”, ka thënë Zeka.
E se nuk është koha për privatizim mendon edhe anëtarja tjetër e Komisionit hetimor për PTK, Albulena Haxhiu.
Ajo në prononcimin dhënë arbresh.info ka përgëzuar vendimin e Komisionit për largim të kësaj pike nga rendi i ditës.
“Zëri i punëtorëve të Telekomit është jashtëzakonisht i rëndësishëm dhe në rast të tendencave të Qeverisë aktuale për privatizim të këtij gjiganti ekonomik ndonëse është shkatërruar qëllimshëm që më vonë të privatizohet dhe shumë mirë që Komisioni për Zhvillimin Ekonomik nuk ka pranuar që të procedojë tutje në Kuvendin e Kosovës vendimin e Qeverisë së Kosovës për hapjen e rrugës për privatizimin e Telekomit dhe në këtë kuptim komisioni hetimor është duke u marrë me arsyet që e kanë sjellë Telekomin në këtë gjendje dhe përveç që nuk do të duhej të ndodhte privatizimi aq më tepër kur Telekomi është në një situatë të rëndë për një gjigand ekonomik”, ka thënë ai.
Haxhiu ka përmendur edhe kohën kur VV kundërshtonte privatizimin përmes protestave.
“Lëvizja Vetëvendosje” në vazhdimësi e ka kundërshtuar privatizimin e Telekomit në këtë kuptim ndërmarrjet apo gjigantët ekonomik sikur është Telekomi nuk duhet të privatizohet por duhet të mbesin në pronësi publike dhe padyshimtin që edhe kur ka pas tendenca për privatizim ne në vazhdimësi e kemi kundërshtuar pavarësisht se në shumë raste aktivistë të VV-së janë arrestuar në kundërshtim të privatizimit”, ka shtuar ajo.
Sipas saj privatizimet e fundit i kanë sjell vetëm dëme Kosovës.
“Qeveria është aksionarë 100% dhe ne nuk kemi parë qasje ndryshe të Qeverisë Haradinaj në raportim me privatizimin neo-liberal që i ka shkaktuar dëme të mëdha Kosovës, në këtë kuptim privatizimi që ka ndodhur ndër vite në Kosovë mbetet përgjegjësi e Qeverive që kanë qeverisur me vendin si PDK dhe LDK por përgjegjësia i bie edhe asaj aktuale e cila dëshiron që ta sjell Telekomin në gjendje dhe pastaj të thuhet se nuk po mundet të vazhdoj e më pas ta privatizojmë dhe qëllimshëm po shkatërrohet ndërmarrjet publike e kjo duhet të ndërpritet”, ka thënë ajo.
Edhe njohësi i çështjeve ekonomike, Mustafë Kadriaj ka thënë për arbresh.info se përshpejtimi i procesit të privatizimit ka dy qëllime.
“Si çdo ish ndërmarrje njerëzit e fort së pari ia ulin vlerën kapitale me qëllim që të blejnë më lirë dhe tani është rasti më i mirë i Telekomit, ku nga një ndërmarrje kontribuuese në buxhetin e Kosovës, u kthy një ndërmarrje para falimentimit dhe krejt kjo me skenarë të parapërgatitura nga grupet joformale që e kontrollojnë pushtetin dhe ekonominë në vend, dhe ky të zgjon edhe më shumë kureshtjen dhe dyshimin që vetë fakti që duan të privatizojnë Telekomin në mënyrë të përshpejtuar duan t’i arrijnë dy qëllime, ikjen nga një i investigim pse erdhi para falimentimit Telekomi dhe tani të blejnë me çmime më të ulëta”, ka thënë ai.
Kadriaj ka shtuar se fajtorët duhet të dalin para drejtësisë.
“Meqë Kosova tani funksionon sipas ekonomisë së tregut duhet të privatizohet edhe Telekomi por tek privatizimi i dinjitetshëm ekonomik dhe të dalin para drejtësisë në vend shkaktarët që e sollën Telekomin para falimentimit, duke ditur që ka një klientelë stabile dhe masive, kështu që logjika ekonomike nuk e pranon që të dështojë një biznes kur ka treg dhe klientë të sigurtë, ka shtuar ai./Arbresh.info/
Arabia Saudite do të investojë 500 miliardë dollarë në turiz...
Çështjet ligjore ndaj Presidentit të zgjedhur Donald Trump, ...
SPAK sekuestron dy vilat në pronësi të Monika Kryemadhit dhe...
Policia patrullon në veri, me fokus në sigurinë e trafikut r...
Gresa, Anisës: Erdhe furishëm, pas një dite e lëshove bajrak...
Nesër Kuvendi mban dy seanca plenare