Kryesia e Kuvendit të Kososvës ka vendosur që të mërkurën të mbajë seancën e radhës dhe si pikë e rendit të ditës është edhe rishikimi i buxhetit në lexim të parë, raporton arbresh.info.
Më 25 tetor, pikë e pestë e rendit të ditës është Shqyrtimi i parë i Projektligjit për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjit Nr. 05/L-125 për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2017.
Pas miratimit në lexim të parë, Projektligji i kthehet komisioneve të Kuvendit me komente, dhe më pas Kryesia e Kuvendit vendose se kur do të votohet në lexim të dytë në seancë plenare.
Rishikimi i buxhetit, po mbanë peng gati për rreth katër muaj pensionet e veteranëve të luftës. Këta të fundit kanë paralajmëruar protestë nëse kryeministri nuk mbanë premtimin se deri më 25 tetor të gjithë veteranët do të kenë paratë e tyre.
Një veteran merr një pension prej 170 euro në muaj, e që i bie se për katër muaj nuk i është realizuar pensioni prej 680 eurove. Nga kjo kategori përfitojnë rreth 33 mijë veteranë.
“Ditën e mërkurë prej orës dhjete ka seancë plenare,” është shprehur Veseli pas mbledhjes së kryesisë.
Të njejtën ditë do të votohet edhe për Formimin e Komisionit Ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për një (1) anëtar të Komisionit të Pavarur të Mediave dhe Raportin vjetor të auditimit të Zyrës Kombëtare të Auditimit për vitin 2016./arbresh.info/
Real Madridi synon transferimin e mesfushorit të Liverpoolit
Rritje e lehtë e temperaturave, moti sot në Shqipëri
108 aksidente brenda një dite në Kosovë
Humb jetën një person në Viti, ishte duke pirë kafe në resto...
Vidhet një çantë me para në Graqanicë, policia po heton rast...
Të shtëna me armë zjarri në Podujevë, arrestohet një person