Kryeministri i parë shqiptar në Maqedoninë e Veriut, Talat Xhaferi, ka folur për raportet e tij me kryeministrat e vendeve të rajonit, veçmas me atë të Kosovës.
Në aspektin institucional, Xhaferi theksoi se komunikimi do të jetë i vazhdueshëm, duke lënë të nënkuptohet se marrëdhëniet personale nuk i ka mirë me Kurtin.
Kryeministri i RMV tha se nga ky i fundit nuk ka marrë asnjë mesazh urimi personal, por ama ka marrë nga institucionet.
“Në rajon kam shumë homologë. Nuk ka pengesa të komunikimit të ndërsjellë. Nuk më takon mua të komentojë vendimet politike të Kurtit. Në marrëdhëniet institucionale nuk ka pengesa dhe nuk do të ketë pengesa. Nuk do të ketë pengesa në komunikimin institucional. Ne përfaqësojmë qytetarët, dhe raporti im me qytetarët e Kosovës nuk mund të bazohet mbi raportin personal të subjektit politik që e përfaqëson kryeministrin në Kosovë. Kështu që nuk ka dallim dhe pengesa për komunikim dhe nuk do të ketë pengesa nga ana ime. Përmes rrjeteve sociale të gjitha institucionet bazë më kanë uruar. Nuk kam marrë asnjë urim nga Serbia, as zyrtare e as personale. Është çështje e sjelljes diplomatike, nuk më bën përshtypje në aspektin personal”-tha ai./euronews.al
Haziri në 35-vjetorin e LDK-së: Kjo familje e Rugovës ia dha...
Isak, objektiv i gjigantit francez
Eskalon situata mes Xuxit dhe Gresës, e lagin njëri-tjetrin ...
Policia në kërkim të dy të dyshuarve për vjedhje në Graçanic...
“Kjo dëshiron që unë të them kam pëlqim për të”, Driloni fle...
Rama: Qendra Kulturore Kombëtare për Fëmijë po rilind me një...