Takimi mes kryeministrit Kurti dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, tashmë ka përfunduar pa marrëveshje.
Pas takimit, Vuçiq para mediave ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka refuzuar të flasë për Asociacionin e komunave me shumicë serbe, gjë që dërgoi në përfundimin e takimit pa marrëveshje.
Tutje, ai ka thënë se takimi i radhës i dy palëve do të zhvillohet më 18 mars, në Maqedoninë e Veriut, për shkak që Borrell ka një vizitë në atë ditë atje.
“Kemi pasur një takim të vështirë dhe besoj se do të ketë shumë takime të tjera. Më 18 mars, ne duhet të shihemi në territorin e Maqedonisë së Veriut, atëherë zoti Borrell do të jetë atje. Mendoj se është e rëndësishme që në njoftimin e BE-së të përmendet domosdoshmëria e zbatimit të të gjitha marrëveshjeve të mëparshme. Kurti nuk ishte gati të pranonte tani. Shpresoj se është e mundur të arrihen disa kompromise, por kam frikë se mund të ngecim në diçka që është nënshkruar shumë kohë më parë dhe nuk është përmbushur – tha Vuçiq./arbresh.info
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...