Pas përfundimet të bisedimeve në Bruksel mes kryenegociatorëve të Kosovës dhe Serbisë, sërish pas asnjë sukses, ka reaguar Shefi i Zyrës për Kosovën në Qeverinë serbe, Petar Petkoviç.
Ai ka akuzuar qeverinë Kurti së nuk dëshiron dhe nuk po punon aspak për të gjetur një zgjidhje për dinarin.
Këto bisedime janë bërë për të disatën herë, tha ai duke nënvizuar se në asnjë rast të vetëm nuk është gjetur zgjidhje për situatën.
“Ka përfunduar edhe një raund tjetër i bisedimeve në Bruksel, ku Beogradi bëri gjithçka për të gjetur një zgjidhje në lidhje me vendimin e dhunshëm të Prishtinës për anulimin e dinarit serb dhe transaksionet e pagesave në territorin e Kosovës. Ky është takimi i pestë”, tha ai.
Sipas Petkoviç është Prishtina dhe Albin Kurti që nuk duan as zgjidhje dhe as marrëveshje.
Ai shtoi se javën e ardhshme do të ketë një raund të ri të dialogut dhe se Serbia sipas tij do të tregojë sërish se është e gatshme./abcnews.al/
LEXO EDHE:
Izraeli godet me raketa një ndërtesë në Bejrut, të paktën 4 ...
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë...
Trump zgjedh financierin Scott Bessent për Sekretar të Thesa...
Horoskopi, parashikimi i yjeve për fundjavën
Pacolli sot mban takim humanitar në Gjermani
Parashikimi i motit për ditën e somte