S’ka kuorum, shtyhet mbledhja e Komisionit për Buxhet

12:09 | 8 Nëntor 2023
K.B

Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere i paraparë që të mbahet në orën 11:00 është shtyrë për në orën 13:00 për shkak të mungesës së kuorumit.

Në këtë komision është paraparë që të shqyrtohet Projektligjin mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2024.

Kryetari i këtij Komisioni, Armend Muja, tha se mbledhja shtyhet pasi nuk ka kuorum për votim.

Ndërkaq, deputeti i PDK-së Mergim Lushtaku, propozoj që pika në të cilin do të duhej që të shqyrtohej buxheti të shtyhej për në mbledhjen tjetër pasi sipas tij, deputet nuk kanë pranuar ndonjë analizë nga Kuvendi./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme