S’ka kuorum për të miratuar në parim rritjen e pagës minimale

13:01 | 6 Qershor 2022
arbresh.info

Kuvendi i Kosovës nuk ka patur kuorum për të ndryshuar ligjin që parasheh rritjen e pagës minimale mes debateve për ta tërhequr apo rrëzuar.

Në Kuvendin e Kosovës nuk pati kuorum për ta miratuar në parim i Projektligjit nr.08/L-142 për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që përcaktojnë shumën e beneficionit në lartësi të pagës minimale, procedurat e caktimit të pagës minimale dhe shkallët tatimore në të ardhurat personale vjetore.

Deputetët nuk e votuan as mocionin e Partisë Demokratike të Kosovës që të tejkalohet kjo pikë në mënyrë që të diskutohen problemet e paraqitura në lidhje me pensionin e veteranëve të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“Të mos hyjmë në votim fare, ta tejkalojmë këtë pikë, dhe ta trajtojmë me Ministrinë e Financave dhe të shqyrtojmë edhe kërkesën e veteranëve”, deklaroi shefi i Grupi Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme