Projektligji për Festat Zyrtare nuk u shqyrtua në Komisionin për komunitete ngase nuk pati kuorum.
Për mungesë kuorumi nuk u shqyrtua Projektligji për Festat Zyrtare në Komisionin për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim.
Në mbledhjen e komisionit ishin të pranishëm vetëm nënkryetari i tij Agim Çeku dhe anëtarët Kimete Berisha, Veton Berisha, Fisnik Ismajli dhe Cerim Bajrami, ndërsa munguan kryetarja dhe tre anëtarë të Listës Serbe që po bojkotojnë punën e institucioneve dhe dy anëtarë tjerë nga komunitetet.
Për mungesë kuorumi mbledhja e Komisionit për Komunitete u shty për nesër.
Me ligjin aktual për festat zyrtare nëse një festë e tillë bie gjatë vikendit, pushimi për të bartet në ditën e parë të punës pas kësaj feste.
Në vitin 2015 u synua që kjo praktikë e bartjes së pushimit në ditë punë nëse festa bie në vikend të largohet dhe të zvogëlohet numri i festave zyrtare, por atëherë projektligji nuk kaloi në Kuvend.
Ky projektligj duhet të kalonte me shumicën e votave për të deputetëve të Kuvendit dhe shumicën e votave të komuniteteve, por atëherë pro tij votuan vetëm 50 deputetë, 20 ishin kundër e 2 abstenuan. /kallxo.com/
Gjesti krijon momente magjike në oborrin e BBVK3, në orën 4 ...
Gjesti krijon momente magjike në oborrin e BBVK3, në orën 4 ...
“Krishtlindja këtë vit nisi me një mrekulli të vogël”, Rama ...
Bombardimet pakistaneze në Afganistan vrasin 46 persona
Aksident i rëndë në fshatin Dobërçan, katër persona dërgohen...
Serbia ia refuzon Sveçlës kërkesën për vizitë në Luginë, MPJ...