Nuk është arritur të votohet rezoluta e propozuar për vendimin e Zyrës së Rregullatorit të Energjisë, për rritje të çmimit të energjisë elektrike.
Kjo rezolutë nuk arriti të kalojë për shkak të mungesës së kuorumit, shkruan arbresh.info.
Rezoluta ishte propozuar nga tri partitë opozitare PDK, LDK dhe AAK-së.
Kjo rezolutë është lënë për ndonjë seancë të radhës.
Në votim morën pjesë vetëm 30 deputetë.
Ndryshe, Zyra e Rregullatorit të Energjisë Elektrike dje ka miratuar tarifat e energjisë elektrike për konsumatorët, ndërsa vendimi nga sot ka hyrë në fuqi dhe vlen deri në mars të vitit 2023. Ata të cilët shpenzojnë energji elektrike deri në 800 kilovatë orë në muaj nuk do të preken nga shtrenjtimi i energjisë elektrike. Ndërsa ata që konsumojnë mbi 800kWh është tarifa e lartë prej 12,5 cent dhe tarifa e ulët 6,75 cent./arbresh.info/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...