Google ADS

S’ka kuorum, dështon të votohet Projektligji për çmimet

14:20 | 20 Tetor 2022
L G

Kuvendi i Kosovës nuk ka pasur kuorum për të votuar për projektligjin për masat e përkohshme të produkteve themelore në raste të veçanta të destabilizimit në treg.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, pas votimit dhe mos arritjes së kuorumit, ka kërkuar që seanca të rifillojë nga ora 15:00.

Kuvendi i Kosovës po vazhdon debatin në të cilën në rend dite është duke u bërë shqyrtimi i projektligjit për masat e përkohshme të produkteve themelore në raste të veçanta të destabilizimit në treg.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme