S`ka karantinë në Bruksel, vazhdon puna për organizimin e takimit Kosovë-Serbi

12:49 | 30 Shtator 2020
V. S.

Nuk ka më nevojë për karantinë në Shërbimin Evropian të Veprimit të Jashtëm dhe puna ka vazhduar për organizimin e një raundi të ri takimesh në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi

Kjo i është konfirmuar në Bruksel agjencisë serbe të lajmeve “Tanjug”.

“Ne jemi duke punuar në mbajtjen e takimeve të reja, datat dhe agjenda e të cilave do të njoftohen më vonë,” thotë zëdhënësi i BE Peter Stano.

Një takim mes palëve në Bruksel ishte paraparë të mbahej më 28 shtator, porse ai u shty me arsyetimin për situatën me koronavirus.

Lajmin për shtyrjen e takimit e kishte bërë të ditur i dërguari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

“Për shkak të situatës që duhet pasur kujdes me COVID-19, takimi në kuadër të procesit të dialogut për të hënën do të shtyhet”, ka thënë Lajçak, transmeton Klan Kosova.

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti dhe Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ishte paraparë që të diskutonin për çështjet financiare dhe ato të pronës, ndërsa në agjendë nuk ka qenë Asociacioni i Komunave me shumicë serbe.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme