Stacioni kryesor i autobusëve në Prishtinë i mbushur me njerëz që rrethojnë autobusët e linjës Prishtinë-Beograd ka ngritur shumë dilema për një valë të re emigrimi ilegal për në vendet e BE-së.
Për çdo natë, turma njerëzish të mbledhur bashkë, brohorasin, shprehin shqetësime, mllef e dëshirë për të ikur.
Mirëpo, e vërteta e kësaj është nxitja që po u bëhet qytetarëve të Kosovës, të lëshojnë shtëpitë dhe të marrin rrugën drejt kufirit Hungari-Serbi me autobusë. Të dhënat e fundit e kanë dëshmuar të kundërtën, se ikja e qytetarëve është vetëm propagandë e grupeve të caktuara, po që motivojnë kosovarët të migrojnë nga Kosova për një “jetë të mirë”.
Në stacion të autobusëve ka persona që deklarohen para mediave se kinse po largohen nga Kosova, mirëpo të njëjtit realisht vetëm përhapin propagandë dhe nuk marrin rrugën drejt BE-së. Nuk dihet nëse të njëjtit janë të paguar nga individ apo grupe të caktuara por ata po e luajnë rolin e propaganduesit.
Është i çuditshëm fakti se si një shtetase e Gjermanisë merr mundin dhe del para mediave duke thënë se ka ardhur për ta marr “familjen” e saj dhe për të emigruar bashkë me ta.
Ajo përveç që fyen rënd udhëheqësit e shtetit në një formë bënë edhe propagandë për të dalë kosovarët në BE.
“Edhe ky Thaçi po bënë hajgare. Thaçit i kisha thanë veç një fjalë, qysh nuk po ju vjen marre. Marrë për ta, qysh mos me i ndihmu kërkujt. Thaçi krejt parët po i shfrytëzon vet. Nuk është mirë, po marre. Po është edhe nja, është Isa Mustafa. Edhe ai qashtu. Hajna që nuk ju vjen marre, na me lshu Kosovën e me ikë. Unë jam 24 vjeç, e martuar në Gjermani, atje kam lind, atje jetojë, dokumentet ne kerr i kam, po du me marr familjen. Unë e marr familjen teme. Përndryshe.. krejt njerëzit që janë këtu, ma mirë me shku me ja kall me plin krejt çka ka qatu mrena Thaçi. Horë e kisha ba” është deklaruar me mllef Linda Fiona Nohr, 24 vjeçare që sipas fotove në profilin e saj Facebook, bënë jetë luksoze në Gjermani.
Indeksonline ka tentuar të bie në kontakt me të njëjtën vajzë, për ta pyetur rreth shtyrjes së saj për të dalë në media, mirëpo ajo nuk është përgjigjur duke i bllokuar të gjitha të dhënat në facebook dhe fotografitë.
Mirëpo, Indeksonline ka siguruar disa fotografi të saj ku shihet se ajo bënë jetë luksoze në Gjermani, madje edhe babai i saj me iniciale F.X, jeton në Gjermani, përkatësisht në qytetin Ludwigshafen.
Në këto foto ajo shihet se bënë një jetë me kushte të mira, ligjërisht në Gjermani dhe që disa nga familjarët i jetojnë jashtë Kosovës.
Se qytetarët e Kosovës nuk po ikin nga Kosova siç po raportohet tri netët e fundit të kësaj jave, tregon edhe vet Drejtori i Stacionit të Autobusëve në Prishtinë, Ylber Çitaku.
Ai për masën e qytetarëve të mbledhur në stacion çdo natë, ka thënë se ka vërejtur që grupe të njerëzve kanë ardhur në stacion duke nxitur njerëzit për të ikur.
“Sa për informacion, kemi përcjellë kamerat që janë të vendosura në Stacion dhe duke mos përjashtuar grupe të caktuara të të rinjve të cilët, pas shiqimit të kamerave në Stacion, është vërejtur se në tri netët e kaluara, një grup prej 15-20 personave të njëjtë kanë qenë këtu duke bërë lëvizje të akorduara ose të çakorduara dhe bëjnë nxitjen e të rinjve për të lëvizur në drejtim të Beogradit”, ka thënë Çitaku për televizionin publik.
Po ashtu, pjesa më e madhe e qytetarëve në stacionin e autobusëve, janë kureshtar të cilët pas bujës së madhe që bëri kjo temë në rrjete sociale, kanë dalë për të parë gjendjen atje.
Vlen te theksohet se në rrjete sociale, shumë shpejt janë shpërndarë fotografi e video nga stacioni ku këto foto kanë paraqitur gjendjen si “ikje masive” e qytetarëve. Kjo ka nxitur reagime të shumta të qytetarët, të rinjtë, mllef e deri të motivimi për të të dalë në vendet e BE-së përmes rrugëve ilegale me autobus.
Të gjitha këto e kanë detyruar menaxhmentin e stacionit të autobusëve që të merr masa.
Ndryshe nga sot, menaxhmenti ka marr vendim për anulimin e të gjitha nisjeve në relacionin Prishtinë-Beograd, me arsyetimin se po bëhen dallavere me bileta dhe zbritje nga autobusi në vende të caktuara.
“Për shkak të gjendjes së krijuar dhe sjelljeve të pa përgjegjshme të disa individëve (të cilët blejn bileta futen në autobusë dhe gjatë rrugës kërkojnë të zbresin ose nuk futen fare në autobus) me që rast krijojnë situata jo serioze, shkaktojnë çrregullim, krijojnë edhe humbje për Operatorët Transportues”, thuhet në njoftimin e tyre.
Po ashtu, policia është deklaruar se nuk kanë asnjë njoftim zyrtar nga vendet e tjera së në pika kufitare po ka migrant nga Kosova, duke mohuar se po ka largim masiv të qytetarëve jashtë Kosovës.
Në anën tjetër, njohësi i çështjeve të sigurisë, Burim Ramadani, për Indeksonline është deklaruar se institucionet duhet të marrin masa pasi kjo mund të kthehet në një siç e quajti ai “profeci të vetëpërmbushur”, nga grupe të ndryshme kriminale po mund të organizojnë flukse të tilla.
“Një fluks i ri i migrimit ilegal nga Kosova është paralajmëruar tashmë disa javë. Kjo duhet të kthehet në një ‘profeci të vetëpërmbushur’ nëse institucionet e Kosovës nuk e marrin seriozisht mundësinë e organizimit të një fluksi të tillë nga rrjete të ndryshme kriminale. Në fund të fundit, në vitin 2015 institucionet e Kosovës patën thënë se i tërë fluksi ishte i organizuar nga rrjete kriminale” ka thënë Ramadani.
Indeksonline ka kontaktuar edhe me Ministrinë e Punëve të Brendshme në lidhje me këtë çështje, mirëpo nuk janë përgjigjur.
Ndërsa, zyrtar të shteteve të BE-së vazhdimisht kanë deklaruar se askush nga migrantët nuk mund të përfitojnë leje-qëndrim në shtetet e BE-së.
Në vitin 2015 në Kosovë ka qenë një eksod i madh qytetarëve të cilët kanë ikur për në BE. Mirëpo, shumica prej tyre janë kthyer.
Sipas statistikave të Ministrisë së Punëve të Brendshme, në tremujorin e vitit 2017 janë kthyer 2005 persona të ripranuar nga shtetet e ndryshme. Prej tyre me forcë janë kthyer 1340 apo 65% dhe vullnetarë 665 apo 35 %.
Asfiksohen nga rrjedhja e gazit, dy të vdekur në Tiranë
Putin shpreh gadishmëri për negociata, por përsërit kërkesat...
Kryeministri Kurti mirëpriti një delegacion të bizneseve nga...
Therje me thikë ne Lipjan
LDK nesër pret në takim 150 bizneset më të mëdha në vend, Ru...
Mickoski: Kushdo që hap një temë për çështje identitare nuk ...