Ndonëse Bashkimi Evropian vlerëson se Kosova i ka plotësuar të gjitha kushtet për heqjen e vizave, kjo gjë nuk pritet të ndodhë së shpejti.
Sipas njohësve të çështjeve integruese, liberalizimi i vizave për kosovarët nuk pritet të ndodhë as gjatë udhëheqjes së Presidencës nga Finlanda, që do të fillojë në muajin e ardhshëm, shkruan sot gazeta “Zëri”.
Heqja e vizave për Kosovën nuk pritet të ndodhë as gjatë udhëheqjes së Presidencës së BE-së nga Finlanda, e cila do të marrë në dorë timonin e këtij institucioni qysh nga 1 korriku deri më 31 dhjetor të këtij viti. Njohësit e integrimeve vlerësojnë se pavarësisht se është pozitiv fakti që Finlanda e njeh dhe e mbështet Kosovën, sipas tyre për ta futur liberalizimin e vizave në agjendë të Këshillit të Ministrave të BE-së nevojitet konsensus i plotë i të gjitha vendeve anëtare të BE-së, gjë që aktualisht nuk ekziston.
Mirëpo nga Zyra e BE-së, e udhëhequr nga Frederika Mogerini, në një përgjigje dhënë “Zërit” kanë rikonfirmuar edhe një herë se Kosova i ka përmbushur të gjitha kriteret për heqjen e vizave.
“Në korrik 2018 Komisioni konfirmoi se Kosova i ka përmbushur të gjitha standardet e Udhërrëfyesit për Liberalizimin e Vizave, duke përfshirë edhe ratifikimin e Marrëveshjes së Demarkacionit me Malin e Zi dhe përmbushjen e kushteve në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit”, thuhet në përgjigjen e kësaj Zyre.
Aty thuhet po ashtu se në këtë fazë i takon Parlamentit Evropian dhe Këshillit të BE-së ta miratojnë propozimin e Komisionit për dhënien e vizave për qytetarët e Kosovës.
Dita Ndërkombëtare kundër Dhunës ndaj Grave, Hoxha: Të ndërt...
Shërbimi i Self Check-in tani edhe në Aeroportin e Prishtinë...
Në Speciale fillon dëshminë Halil Çadraku
Gresa nuk i beson arsyetimit të Drilonit në raport me deklar...
Osmani takoi deputeten britanike, Alicia Kearns
Ministrat e G7-ës takohen në Itali për të diskutuar për konf...