Asnjë rast i koronavirusit nuk është raportuar deri më tani në veri të Kosovës, ka thënë sot epidemiologu i specializuar në Institutin e Shëndetit Publik në veri të Mitrovicës, Aleksandar Antonijeviq
“Ne jemi në kontakt të vazhdueshëm me epidemiologë nga e gjithë Serbia dhe rrethina dhe e kemi marrë seriozisht situatën, e që është edhe rekomandimi ynë për qytetarët pasi është mënyra e vetme për të luftuar epideminë”, tha ai.
Sipas tij ekipi i menaxhimit të krizave janë të përgatitur të përgjigjen plotësisht nëse ka raste pozitive për “Covid 19”.
Fakti që Organizata Botërore e Shëndetit e shpalli koronavirusin një pandemi, sipas tij, është një alarm i mjaftueshëm për kujdes.
“Nuk duhet të jemi tepër optimistë për të thënë se virusi do të na anashkalojë plotësisht, por ne jemi të gatshëm për veprim të shpejtë,” thotë Antonijeviq në një intervistë për “Radio Mitrovica Sever”.
Antonijeviq shton se po ndjekin udhëzimet e Institutit të Shëndetit Publik të Serbisë “Milan Jovanoviq Batut” dhe kanë bashkëpunim të shkëlqyeshëm me institucionin e autorizuar të referencës “Torlak”, i cili kryen analizën e mostrave të dërguara për analiza.
Deri më tani, sipas tij, janë testuar rreth 20 pacientë të dyshuar për virus por asnjë prej tyre nuk ka qenë pozitiv.
Gazetari rumun: Nuk mund të bërtasësh “Serbi, Serbi...
Sherr mes 3 të miturve pranë shkollës “Fan Noli”, ndërron je...
Rovena rikthen këngën e saj të parë
Ushtarët e KFOR-it patrulluan në Leposaviq
Sylvinho: Duam edhe të marrim vendin e parë, shkojmë në fush...
Kosova përfiton grant prej 9 milionë franga për mbrojtjen dh...