Ishte nisur të ndërtohet tetë vjet më parë. Por nga ajo kohë, rruga Prishtinë-Podujevë edhe më tej vazhdon të mbetet e papërfunduar. Sidoqoftë, punimet e nisura në vitin 2016, pritet të përfundojnë brenda këtij viti, ndonëse qytetarët shprehen të lodhur nga kjo ngadalësi e kryerjes së projekteve.
Punimet në rrugën Prishtinë-Podujevë po kryhen edhe gjatë fundjavës. Të shtunën makineritë e rënda vazhdonin në disa vende të punonin.
Paralelisht me punimet, është shtuar edhe vështirësia për të kaluar në këtë rrugë shumë të ngarkuar.
Pluhuri e kolonat e gjata po ua vështirësojnë qarkullimin atyre që kalojnë nëpër këtë rrugë që lidh vendin edhe me pikën kufitare të Merdarit.
‘Po na pengon pluhuri, në shëndet. Po I dëmtojmë me vetura, me krejt. Po shpresojmë që shumë shpejt ka me u kry rruga”, tha për RTK qytetari, Lavdim Rrahmani.
Kurse qytetari tjetër, Shefqet Maloku ka thënë se ngadalë po shkojnë punimet.
Pjesëtarë të shoqërisë civile deklarojnë se përfundimi i këtij projekti po merr shumë kohë për t’u përfunduar.
“Shprehi indinjatën e nevrozën që kanë qytetarët e asaj zone me çështjen e rrugës e cila ju ka zgjat. Përveç që po ju bën dëme fizike e psikologjike kjo zgjatje po shkakton pakënaqësi të mëdha. Ky durim nuk do duhej të ishte për këtë çështje që po zgjat me vite”, ka thënë për RTK-në, Albinot Maloku.
Ndërtimi i kësaj rruge ka përfunduar edhe në prokurori. Në maj të këtij viti, zv.ministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi, është intervistuar nga Prokuroria Speciale në lidhje me këtë segment rrugor.
Megjithatë, ai ishte shprehur se në prokurori ka “sqaruar pastërtinë e plotë”.
Ndërkohë, për përfundimin e rrugës nacionale Prishtinë-Podujevë janë ndarë plot 38 milionë euro, ndërsa punimet pritet të kryhen brenda vitit.
Punimet kishin filluar në vitin 2016, ndërsa pretendimet ishin që ajo të përfundonte brenda tre vjetësh.
Nisin pushimet për punonjësit e shtetit, ky është kalendari ...
PSG dhe West Ham në negociata për transferimin e Soler në Pa...
Kurti: Përfshirja e fëmijëve në edukim, mundësi për punësim ...
Sekuestrohen 12 armë zjarri në rajonin e Prishtinës
Ngritet aktakuzë ndaj një ish-pjesëtari të forcave serbe për...
Xheneta- Gjestit: A të kujtohet puthja jonë e parë?