Sivjet bëhet ushtria

08:28 | 30 Mars 2017
Arbresh.info

Ambasadori amerikan, Greg Delawie, është optimist se ushtria e Kosovës mund të bëhet sivjet, por nëpërmjet ndryshimeve kushtetuese e jo nëpërmjet ligjit. Ai ka thënë se edhe Demarkacioni ka gjasë të kalojë

Ambasadori amerikan në Kosovë, Greg Delawie, ka përsëritur edhe njëherë se ushtria e Kosovës duhet të bëhet nëpërmjet ndryshimeve kushtetuese e jo nëpërmjet ligjit.

Megjithëkëtë, ai në forumin “Fol Hapur”, të organizuar nga Lëvizja “Fol”, ka theksuar se SHBA-ja vazhdimisht e përkrah shtetin e Kosovës e po ashtu edhe krijimin e ushtrisë së saj.

Delawie më tej ka konsideruar se Kosova nuk duhet t’i prishë raportet me SHBA-në, NATO-n e aleatët e tjerë ndërkombëtarë pasi që, ashtu si ai është shprehur, këto raporte përbëjnë çështje jetike për Kosovën, shkruan sot Gazeta “Zëri”.
Delawie gjatë diskutimit ka thënë se ushtria duhet të krijohet pas dakordimit të të gjitha palëve.

“Krijimi i forcës së sigurisë është qëllimi ynë, siç është qëllimi i kosovarëve. Por mendoj që kjo duhet të bëhet në mënyrën më të mirë të mundshme, përmes ndryshimit kushtetues, pas konsultimit të të gjitha autoriteteve kosovare”, ka deklaruar Delawie.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme