Situata me zjarret në Kosovë ka filluar të përkeqësohet.
Pas asaj në Prevall, zjarret e mëdha janë ndezur në fshatin Sferkë të Klinës të cilat po rrezikojnë edhe vendbanimet.
Drejtori i Shërbimeve Publike dhe Emergjencave, Qëndrim Millaku për Arbresh.info tha se në këtë fshatë është paraqitur situatë alarmante dhe zjarret kanë filluar të afrohen në drejtim të shtëpive.
“Deri para gjysmë ore zjarri ka qenë larg shtëpive, tani ka filluar të afrohet në drejtim të shtëpive. Në vendin e ngjarjes janë njësitet e zjarrfikësve. Po ballafaqohemi me zjarre të shumta. Kemi kërkuar ndihmë edhe nga Agjencia për Menaxhimin e Emergjencave, me FSK e KFOR por deri më tani s’kemi marrë ndonjë përgjigje”, tha Millaku.
Ai theksoi se po ashtu kërkesë për ndihmë kanë bërë edhe tek komunat fqinje.
“Kemi kërkuar ndihmë edhe tek këto komunat fqinje. Unë personalisht kam telefonuar në Rahovec, por edhe ato komuna nuk po kanë mundësi të na dalin në ndihmë, shkaku se edhe ato po ballafaqohen me zjarre, ashtu sikurse edhe ne që nuk po kemi mundësi t’ju ndihmë tjerave”, shtoi ai./Arbresh.info
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...