Dorëheqja e Kryeministrit Ramush Haradinaj dhe rënia e qeverisë, do të ketë ndikim edhe në procesin e liberalizimit të vizave.
Kështu të paktën vlerësojnë njohës të çështjeve politike në vend, shkruan arbresh.info.
Taulant Kryeziu nga Instituti EPIK vlerëson se vendimmarrja për liberalizimin nuk i takon komisionit, por vendeve anëtare të BE-së të cilat nuk po e ndajnë të nijetin mendim me komisionin evropian sa i përket luftimit të korrupsionit.
Ky koalicion qeverisës sipas tij, ka prodhuar veç lajme negative në fushën e sundimit të ligjit, prej momentit të depërtimit të gylenistëve, sulmet ndaj sistemit prokurorial dhe gjyqësorë.
“Dorëheqja e ish- kryeministrit Ramush Haradinaj duke ditë që kjo qeveri tani ka humbur komplet legjitimitetin sa i përket qeverisjes së vendit, unë mendoj që ka qenë momenti i duhur. Sa i përket procesi të vizave, ne i kemi rekomanduar Komisionit Evropian vitin e kaluar i cili ka rekomanduar dy institucione vendimmarrëse parlamentit dhe këshillit që Kosovës ti liberalizohen vizat mirëpo mos të harrojmë se vendimmarrja nuk i takon komisionit, vendimmarrja ju takon vendeve anëtare të BE-së, të cilat nuk po e ndajnë të nijetin mendim me Komisionin Evropian.
Ky koalicion qeverisës sipas tij, ka prodhuar veç lajme negative në fushën e sundimit të ligjit, prej momentit të depërtimit të gylenistëve, sulmet ndaj sistemit prokurorial dhe gjyqësorë.
Ai, thotë se në vazhdimësi Kosova ka treguar sinjale negative sa i përket sistemit të drejtësisë po ashtu edhe në fushën e luftimit të krimit të organizuar dhe korrupsionit.
“Pra te gjitha këto sinjale kanë bërë që me u thellua hendekun tek këto vende anëtare të cilat po hezitojnë me shty përpara vendimmarrjen brenda këshillit. Edhe raporti i vendit ka ri konfirmuar se Kosova gjendet e fundit në fushën e sundimit të ligjit pra jemi pas Bosnjës e të gjitha këto sinjale e kanë vështirësua”, tha ai.
Tutje Kryeziu thotë se Qeveria e re prioritet kryesor duhet ta ketë sistemin e drejtësisë mbi ligjin, dhe me ndërtu një sistem të drejtësisë me njerëz me integritet me i gjykua profilet e larta.
“Tani dosja jonë varet kryesisht prej vendeve anëtare, ka pas një vendimmarrje brenda parlamentit evropian mirëpo ne nuk po shohim se ka ndonjë disponim Franca dhe Holanda pa pasur një ujdi Gjermano-Franceze ku edhe Holanda është pjesë e këtij procesi e vështir që të ketë lajmë pozitiv që të përfundoj procesi vendimmarrës, tani duke pas parasysh që ne do të kemi edhe zgjedhjet e parakohshme ne duhet të shohim që deri në vitin tjetër se cili është disponimi i vendeve anëtare. Mirëpo qeveria e re prioritet kryesor duhet ta ketë sistemin e drejtësisë mbi ligjin pa ndërtua një sistem të drejtësisë transparent e njerëz me integritet me i gjykua profilet e larta politike, tani kjo çështja e vizave do mbetet vetëm në ëndërr”, ka thënë ai.
Por ndryshe mendon njohësi i çështjeve të Integrimeve Evropiane, Avni Mazreku.
Ai, thotë se Bashkimi Evropian (BE) po vazhdon të mbajë qëndrim neutral sepse nuk e njeh pavarësinë e Kosovës si status të saj, por ka qëndrim neutral.
Sipas tij, dorëheqja e Qeverisë nuk do të këtë implikime në ketë çështje.
“Procesi me çështjen e liberalizmit të vizave është më tepër problem politik i Bashkimit Evropian se sa problem i Kosovës. Dihet që bashkimi evropian ka vendosur kritere të cilat nuk i ka vendosur për vendet e rajonit por për Kosovën po dhe cila ka qenë arsyeja që BE ka vendosur këto kritere dhe vazhdon të shpik kritere të reja të tjera për liberalizimin e vizave, është vet fakti se BE nuk mundet me marrë vendimi të natyrës kur është në çështje pyetja e Kosovës. BE vazhdon të mbajë qëndrim neutral sepse bashkimi evropian nuk e njeh pavarësinë e Kosovës si status të saj por ka qëndrim neutral. BE deri më tani nuk ka arritur ta krijoj një zgjidhje për rastin e Kosovës, prandaj un personalisht nuk e lidhi procesin e liberalizimit të vizave me Kosovën me shtyrjen e procesit me rastin e ish kryeministrit Haradinaj”, tha Mazreku.
Ndryshe, Vetëm dy ditë pasi kryeministri Haradinaj të jepte dorëheqje, deklarojë se liberalizmi i vizave për Kosovën është çështje javësh./A.Zeka/Arbresh.info/ .
Vdekja e një punëtori në Prizren, arrestohen tre menaxherët ...
Pacolli uron një javë të mbarë: Qofshi gjithmonë të lumtur d...
Fahrije Hoti sot mban konferencë për media: Do t’i demantojm...
Vetplagoset me armë zjarri në person në Gllogoc
MINT prezanton thirrjet për aplikim në kuadër të Fondit të S...
Sot nis ndërtimi i Parkut Industrial në Drenas, marrin pjesë...