Ish presidenti i Kosovës, njëherësh edhe kreu i AKR-së, Behgjet Pacolli ka reaguar për situatën në veri të vendit.
Në reagimin e tij Pacolli ka shkruar se Policia e Kosovës dhe Forcat e Sigurisë përdoren nga krerët e shtetit vetëm për veprime populiste.
“Më vjen keq për policinë e Kosovës, forcat e sigurisë dhe organet dhe institucionet tjera të vendit që krerët e vendit i përdorin për veprime populiste të tyre, pa asnjë plan, pa koordinim me faktorin vendor, miqtë tanë ndërkombëtarë dhe SHBA-të e rezultatet nga këto veprime po e damtojnë Kosovën dhe po kthehen si bumerang duke e rrënuar atë që është ndërtuar për 20 vjet”, tha Pacolli.
Tutje ai ka thënë se edhe fëmijët e dinin se në veri nuk kishte kushte për të bërë zgjedhje.
“Kështu ndodhi me dërgesën e policisë speciale ne veri, (e tërhoqëm në këmbim të kushteve të vendosura nga banditët e veriut), kështu ndodhi me “legjitimimin e targave të paligjshme” dhe kjo që po ndodh tani me terhjekjen e kryetareve te sapozgjedhur dhe me forcat tona policore. Edhe fëmijët e dinin qe ne veri te vendit nuk kishte kushte për të bërë zgjedhje”, vijon shkrimin ai.
Pacolli tha se liderët e vendin dinë ta përdorin vetëm gjuhën populiste por me veprime që po i shkojnë në dobi Vuçiqit./
“Po me vjen keq qe kjo po ndodh këtu ne Kosovë, liderët tanë dinë te përdorin vetëm gjuhen populiste, por me veprime që po i shkojnë në dobi Vuçiqit! Vërtet nuk e di ku po shkon Kosova!”, ka përfunduar ai./Arbresh.info/
Vetëm dy ndeshje suspendim për Vinin pas kartonit të kuq me ...
Niseni vitin mbarë – shtoni këto tre ushqime në pjatë për sh...
“AI jashtë kontrollit”, kritika për Apple për shpërndarjen e...
Takime romantike, si të dalloni nëse dikush ju pëlqen me të ...
SHBA vendos sanksione kundër kreut të kabinetit të kryeminis...
Isak në top formë, shënon gol në ndeshjen e pestë radhazi