Shkruan: Hajrullah Ternava
Situata e krijuar në ato pjesë te veriut të Mitrovicës me ndërmarrjen e masave të targave, sikur që po veprohet me vërejtjet dhe gjobitjet nëse vërejtjet nuk do të tregohen efikase, këto masa mund ta tensionojnë situatën edhe ashtu të brishtë dhe të krijoj edhe konflikte mes popullatës serbe dhe Policisë se Kosovës, por deri në ato masa të gjobitjes ka kohë të ndryshohet ky qëndrim i MPB-së, nëse vlerësohet se mund të ketë eskalime si pasoj e këtyre masave, sepse si masë e parë që do t’i ndërmerr Policia e Kosovës janë vërejtjet që do iu ushtrohen pjesëmarrësve në komunikacion, kurse gjobat si masa dënimi do të jetësohen mbas disa javëve që pjesëmarrësit në komunikacion nuk iu kanë përmbajt masave të vërejtjeve që iu kanë shqiptuar Policia e Kosovës, dhe nuk i kanë ndërruar targat e vjetra me ato të rejat e shtetit tonë të Kosovës, prandaj palët që iu kanë tërheq vërejtjet për ndërrimin e targave duhet që veturat ti regjistrojnë me targa të reja në përputhshmëri me ligjet e Kosovës, dhe në kohërat që vijnë mos të kenë probleme me ligjet e Kosovës, kjo masë e vërejtjeve vlen deri me 21 nëntor, kurse pas kësaj kohe do të gjobiten të gjithë ata pjesëmarrësit në komunikacion qe nuk iu kanë përmbajt vërejtjeve të policisë, sepse kjo masë është ne interesin e qytetarëve dhe ligjeve të Kosovës, targat që duhen të ndërrohen janë ato targa të vjetra që nuk janë në harmoni me ligjet e Kosovës, që dikur i kanë takuar ati shteti të Jugosllavisë që tani ai shtet nuk ekziston më.
Prandaj me ligjet e Kosovës tani në fuçi janë tjera targa dhe të gjithë qytetarët e Kosovës duhen t’iu përmbahen targave legale të veturave që i parashohin ligjet e Kosovës. Si do të ishte sikur populli shqiptar që jetojnë në ato pjesë të Serbisë si ne Medvexhë, Bujanovc, Preshevë t’i regjistrojnë veturat e tyre në targa të shtetit të Kosovës, kurse të jetojnë në shtetin e Serbisë, prandaj është e kuptueshme se të gjithë qytetarët e një shteti që jetojnë në atë shtet, duhet t’i përmbahen dhe t’i respektojnë ato ligje të atij shtetit ku jetojnë ata, prandaj edhe serbët në ato pjesë të veriut duhen ti ndërrojnë ato targa që nuk janë në përputhshmëri me ligjet e Kosovës, dhe targat e veturave të serbëve që jetojnë në veri të Mitrovicës mos të dallojnë nga targat e qytetarëve tjerë të shtetit të Kosovës.
Nëse situata e vërejtjeve për ndërrimin e targave nuk jep rezultate, dihet se mbas kësaj pjesëmarrësit në komunikacion mund të gjobiten dhe nëse pala nuk e paguan gjobën ati i konfiskohen ato targa të veturës. Dënimet si masa të policisë për targa jo legale i paguajnë individët si pronar të automjeteve apo ata që i drejtojnë ato vetura, dhe nëse nuk i paguajnë ato dënime dhe marrin pjesë pa targa në komunikacion, munden t’iu konfiskohen edhe veturat e tyre. Sepse sikur që e ceka ligjet që janë në funksion të qytetarëve të Kosovës, ato vlejnë njëjtë në të gjitha pjesët e territorit të Kosovës./arbresh.info/
MMPHI: Të gjitha rrugët që mirëmbahen nga ne janë të kaluesh...
Kurti: Prokuroria ka intervistuar kryeministra edhe më herët...
Kurti: Radoiçiq ka caktuar dy persona për të realizuar sulme...
Edmond Lajqi pranon fajësinë për vrasjen e gruas: I kërkoj f...
Plagoset me thikë 50-vjeçari shqiptar në Athinë, 4 autorët l...
Kurti komenton moscertifikimin e Listës Serbe